TIRANE, 13 Dhjetor /ATSH/ – Ne Aeroportin “Nënë Tereza” sot jane rikthyer 160 shtetas nga vendet e BE-së, te cilet tentuan azil.
Gjatë mbasdites së sotme, në Aeroportin e Rinasit janë rikthyer me tre avionë të posaçem 160 shtetas, të cilët kishin abuzuar me kërkësa për azil. Nga këta:
69 shtetas shqiptarë të deportuar nga Gjermania,
31 shtetas janë kthyer nga Franca,
Si dhe 60 shtetas nga Anglia.
Vetëm gjatë tre muajve të fundit janë riatdhesuar 2559 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si, Franca, Belgjika, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia, ku 1063 shtetas kanë kërkuar azil dhe 1496 shtetas kanë shkelur afatet e qëndrimit në hapesirën Schengen.
Policia e Shtetit do vazhdojë në përputhje të plotë me detyrat që i ngarkon ligji për Policinë e Shtetit, të rrisë dhe të kontrollojë masat e kalimit të shtetasve shqiptarë në të gjitha pikat e kufirit në Republikën e Shqipërisë.
Asnjë shans për të fituar azil në vendet e BE-së, mos shpërdoroni para dhe kohë!
Respektoni rregullat e lëvizjes dhe afatet e qëndrimit në hapesirën Schengen. /a.ke/