Home Aktualitet Arsimi profesional, Banushi: Mundësi për të rinjtë në karriere, pagë e punësim të shpejtë

Arsimi profesional, Banushi: Mundësi për të rinjtë në karriere, pagë e punësim të shpejtë

13 min read
0
470

INTERVISTE –

zina-555TIRANË, 25 Mars/ATSH-Z.Tosku/- NĂ« kuadĂ«r tĂ« fushatĂ«s së  promovimit tĂ« arsimit professional, tĂ« lancuar disa ditĂ« mĂ« parĂ« nga vetĂ« ministri Blendi Klosi, Drejtorja e PĂ«rgjithshme e PunĂ«simit, Arsimimit dhe Formimit Profesional, Silva Banushi, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r ATSH-nĂ« foli per rĂ«ndĂ«sinĂ«, zanatet mĂ« tĂ« kĂ«rkuara nĂ« treg dhe mundĂ«sitĂ« e tĂ« rinjve pĂ«r tu bĂ«rĂ« pjesĂ« e tregut tĂ« punĂ«s.

  1. Ka një portal arsimi profesional që është www.vet.al. Sa i ndihmon kjo faqe qytetarët që të orientohet në bazë të kërkesave që ata kanë dhe mundësive që ofron ky lloj arsimimi?

Portali funksionon prej disa kohësh në ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ku përditësohen të gjitha të dhënat me regjistrimet e reja, programet dhe drejtimet që ka cdo shkollë në gjithë Shqipërinë. Kurrikulat, numrin e nxënësve sipas viteve dhe të gjitha të dhënat e një shkolle profesionale. Të gjithë qytetarët, nëpëmjet portalit marin të gjitha të dhënat e domosdoshme për shkollat profesionale.

 

  1. Cila është gjëndja aktuale e arsimit profesional në Shqipëri?

Arsimi profesion nuk duhet parĂ« thjesht si njĂ« shkollĂ« por si njĂ« shkollĂ« e cila ndihmon nxĂ«nĂ«sin pĂ«r t’u futur nĂ« tregun  e punĂ«s.

Aktualish, arsimi dhe formimi profesional ofrohet në 42 shkolla, nga të cilat 33 janë publike dhe 9 private, kryesisht me vendodhje në zonat urbane.

Të drejtosh arsimin profesional drejtë tregut të punës do të thotë të bësh reforme dhe reformën e kemi filluar që nga shkollat. Reforma konsiston në identifikimit të drejtimit të shkollës dhe më pas në reformin e  shkollës në tërësi.

  1. Ju personalisht, pse mendoni se arsimi profesional Ă«shtĂ« kaq i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r t’u zhvilluar nĂ« ShqipĂ«ri ?

Shqipëria sot ka nevojë shumë për zanatcinj. Zanatët u harruan për 25 vite në Shqipëri. Ideja se diplomat që meren në shkollat profesionale nuk janë njësoj si të marrësh një diplomë në universite ka kaluar. Pra ky lloj mentaliteti prej dy vitesh ka ndyrshuar dhe rritja e numrit të nxënësve në shkollat profesionale dhe rritja e nivelit të shkollave profesionale janë tregues të ndryshimit të këtij mentalitetit. Ministria e Mirëqënies Sociale ka prioritet sensibilizimit e prindërve dhe nxënësve për të ndjenjur shkollat e mesme profesionale.

  1. Sa shkolla 9-vjecare janë përshirë në fushatën për promovimin e arsimit profesional, për dyfishimin e numrit të diplomave, sikurse vetë ministri Klosi është shprehur?

Ne kemi krijuar njĂ« strategji pĂ«r fushatĂ«n e lancuar para disa ditĂ«sh, qĂ« synon rritjen e vĂ«mendjes. Ministria e MirĂ«qĂ«nies Sociale do tĂ« fuqizojĂ« mbĂ«shtetjen pĂ«r shkollat profesionale pĂ«r tĂ« rritur kapacitete arsimuese dhe formuese. VemĂ«ndje e vecantĂ« do t’i kushtohet edhe rritjes sĂ« numrit tĂ« vajzave qĂ« ndjekin shkollat e mesme profesionale. Ne kemi arritur tĂ« shtojmĂ« drejtimet tona profesionale, nĂ« menyrĂ« qĂ« vajzat tĂ« integrohen. Arsimi profesional Ă«shtĂ« njĂ« model suksesi pĂ«r shumĂ« vende tĂ« EuropĂ«s, vetĂ« ministri Klosi u ka kĂ«rkuar tĂ« gjithĂ« pĂ«rfaqĂ«sive diplomatike tĂ« akredituar nĂ« ShqipĂ«rii, tĂ« mbĂ«shtesin shkollat profesionale dhe ndihma e tyre ka qĂ«nĂ« sigurtisht afatgjatĂ«. Ne kemi shumicĂ«n e shkollave profesionale tĂ« mbĂ«shtetura nga ambasadat e ndryshme nĂ« ShqipĂ«ri. Kemi arritur tĂ« ngrejmĂ« shkollat e ekselencĂ«s pĂ«r arsimin profesional qĂ« janĂ« mbĂ«shtetur nga shteti. KĂ«tĂ« e tregon  edhe buxheti, i cili nĂ« drejtim tĂ« arsimit profesional Ă«shtĂ« dyfishuar kĂ«tĂ« vit. Ne kemi ngritur laboratore nĂ« shkollate e formimit profesional dhe kemi filluar qĂ« tĂ« ndĂ«rtojmĂ« dhe insfrastrukturat e duhura pĂ«r shkollat. Kjo pasi shumĂ« shkolla ishin tĂ« amortizuara.

  1. A ka një studim mbi gjëndjen e shkollave profesionale, nëse mësuesit kanë nevojë për trajnim apo mungojnë materjalet e duhura për realizimin e praktikave mësimorë?

Në momentin  e parë, u bë një studim i gjëndjes ekzituese të shkollave nga Drejtoria e Formimit Profesional e mbështetur nga projekti GIZ në Shqipëri, që është projekti i qeverisë gjermane. Nga ky studim doli që shkollat profesionale ishin nën nivelin mesatar. Pas kësaj, duke parë mangësitë, shtuam drejtime të ndryshme nëpër shkolla, pamë se cilat janë zanatet që i duhen më shumë tregut të punës dhe më pas kjo është vijuar me një tjëtër studim. Studimi kishte lidhje me identifikimin e nevojave për aftësi. Më pas është bërë një tjëtër studim për identifikimin e  nevojave të tregut të punës, për cdo rajon.

  1. Cilat janë planet apo hapat që do të ndërrnerren gjatë kësaj fushate sensibilizuese për të sjellë në vëmëndje arsimin profesional si një zgjedhje për të rinjtë që duan të jenë pjesë e tregut të punës?

Aspekti kyc në të gjithë reformën në arsim profesional është bashkëpunimi me biznesin privat. Për rezultate të qëndrueshme kemi nevojë për një sistem të plotë të zhvillimit të aftësive në të cilën aktorët provatë dhe shtetërore të jënë partnerë.

Në këtë  fushatë janë të përfshira të gjitha shkollat profesionale dhe 9-vjecare dhe ajo do te vazhdoje me fazën e dytë, ku grupet  e punës do të shkojnë në të gjitha shkollat 9-vjecare. Grupet e punës përbëhën nga përfaqësues të biznesit, për cdo qark, përfaqësues nga shkollat profesionale, të rinj të vitit të fundit në shkollat profesionale dhe të rinjtë që kanë gjëtur punë në shkollat profesionale. Këta do të shkojnë në shkollat 9-vjecare e do të bisedojnë më nxënësit e prindërit, duke i bërë thirrje për të vazhduar  shkollimin profesional.

Kemi degë të tilla si eletricist, hidraulik, IT , ku tregu i punës ka nevojë. Kështu, nxënësit  e shkollave  bëjnë praktika në biznese dhe punësohen me kohë të pjesshme. Me pas fushata do të vijojë me disa panaire në disa nga rajonet kryesore të vendit dhe do mbyllën në fund të prillit dy fazat e para. Për të vijuar më tej me fazën e tretë, në 20 maj, ku në City Park do të zhvillojmë ekspo-city , ku do të jetë ekspozita e konkurs me punimet  e nxënesve dhe ofruesve të arsimit profesional publik dhe privat.

Vetë ministri Klosi dha 30 arsye se pse të rinjtë duhet të zgjedhin arsimin profesional. Përmes arsimit profesionale të rinjtë kanë  mundësi karriere, pagesë të mirë dhe mundësi të shpejtë punësimi. /a.ke/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Zina Tosku
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…