Home Ekonomi, Biznes dhe Finance Banka e Shqipërisë ndërhyn në tregun e parasë

Banka e Shqipërisë ndërhyn në tregun e parasë

3 min read
0
160

TIRANE, 15 Janar /ATSH/- Në tremujorin e tretë të vitit 2017, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacionet e tregut të hapur për injektim likuiditeti.

Në funksion të administrimit të portofolit të saj të bonove të thesarit, janë kryer në vijim edhe veprime në treg sekondar të letrave me vlerë.

Në një njoftim të saj BSH-ja bën të ditur se, krahasimisht me tremujorin e dytë të vitit, likuiditeti i injektuar në sistemin bankar rezultoi rreth 6 mld lekë më i lartë, në rreth 38.5 mld lekë.

NĂ« funksion tĂ« operacioneve pĂ«r administrimin e likuiditetit tĂ« sistemit bankar, Banka e ShqipĂ«risĂ« ka pĂ«rdorur instrumentin e saj kryesor – marrĂ«veshjen e anasjelltĂ« tĂ« riblerjes me maturim njĂ«javor – pĂ«r injektim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m tĂ« likuiditetit pĂ«r mesatarisht 21.87 mld lekĂ«, kundrejt 20.3 mld lekĂ« nĂ« tremujorin e dytĂ« tĂ« vitit 2017. NĂ« kushtet e rritjes sĂ« mungesĂ«s sĂ« likuiditetit gjatĂ« sezonit veror, u rinovuan pĂ«r shuma mĂ« tĂ« larta edhe marrĂ«veshjet e anasjellta tĂ« riblerjes me maturim deri nĂ« 3 muaj pĂ«r mesatarisht 14.6 mld lekĂ«, kundrejt 10.5 mld lekĂ« gjatĂ« tremujorit tĂ« mĂ«parshĂ«m.

Operacioni rregullues për injektim njëditor është përdorur në 3 raste për 1.2-3 mld lekë. Ky instrument është përdorur për të zbutur deficitin më të lartë të likuiditetit në sistem kundrejt pritjeve, më së shumti në fund të periudhës së mbajtjes së rezervës së detyruar (RD). e.xh/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Etleva Xhajanka
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…