Home Aktualitet Bashkia e Tiranës shpërndan 120 banesa për familje të pastreha

Bashkia e Tiranës shpërndan 120 banesa për familje të pastreha

2 min read
0
173

TIRANË,  31 Janar/ATSH/-. Bashkia e TiranĂ«s shpĂ«rndan sot banesa sociale pĂ«r rreth 120 familje nĂ« nevojĂ«, tĂ« prekura kryesisht nga zbatimi i projektit tĂ« rehabilitimit tĂ« Lumit Tirana dhe familje tĂ« tjera tĂ« komunitet rom.

Këshilli Bashkiak, ka miratuar dy projekt vendime për dhënien në huamarrje pa pagesë të 120 strukturave të reja banimi për këto familje.

Projektvendimi i parĂ« trajton familjet e komunitetit rom nĂ« Shkoze dhe qĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga zbatimi i projektit “New House — New Life: Rehabilitation of Roma Community Settlement”. Ky projektvendim parashikon dhĂ«nien e 60 banesave njĂ« katĂ«she nĂ« zonĂ«n e “Ish Kombinati i Autotraktoreve”, ShkozĂ«. Banesat kanĂ« një sipĂ«rfaqe afĂ«rsisht 35 m2, por e variueshme nĂ« pĂ«rputhshmĂ«ri me numrin e anĂ«tarĂ«ve tĂ« familjeve .

Projektvendimi i dytë trajton problematikën e krijuar nga zbatimi i projektit të rehabilitimit të Lumit Tirana. Nga ky vendim përiftojnë rreth 60 familje të tjera, kryesisht rome dhe egjiptiane. Zgjidhja, sipas këtij vendimi u bë me fondet e Bashkisë Tiranë duke ndërtuar godina banimi në territorin e ish-repartit ushtarak nr. 8837, Shkozë, për një komunitet prej 60 familjesh. Diskutimet në Këshillin Bashkiak të Tiranës./af/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arbi Fortuzi
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…