Home Bota BELGJIKË – Belgo-marokeni Atar: Nuk jam truri i sulmeve tĂ« Brukselit

BELGJIKË – Belgo-marokeni Atar: Nuk jam truri i sulmeve tĂ« Brukselit

3 min read
0
168

obBRUKSEL, 12 nĂ«ntor /ATSH-AFP/ – Shtetasi belgo-maroken Oussama Atar mohon tĂ« ketĂ« qĂ«nĂ« truri i sulmeve tĂ« 22 marsit 2016 nĂ« Bruksel, nĂ« njĂ« letĂ«r dĂ«rguar nĂ«nĂ«s sĂ« tij, publikuar sot nga e pĂ«rditshmja belge “Ora e fundit” (DH).

Ky veteran i xhihadit 32 vjeçar qĂ« kishte kaluar nga burgjet amerikane nĂ« Irak nĂ« vitet 2000 dyshohet tĂ« jetĂ« njĂ« prej porositĂ«sve, nga Siria, i njohur si “Abou Ahmad”, tĂ« sulmeve tĂ« Brukselit (32 tĂ« vdekur) dhe ato tĂ« Parisit (130 tĂ« vdekur).

Sipas një burimi të afërt me hetimin në Francë, ai mund të jetë i vetmi koordinator nga Siria që u identifikua në bazë të investigimeve në lidhje me sulmet e kryera nga e njëjta celulë franko-belge që vepronte në emër të organizatës së Shtetit Islamik (ISIS).

Një version që personi në fjalë e përgënjeshtron, pa cituar sulmet e 13 nëntorit në Paris, në letrën e publikuar në mënyrë të plotë në web-in e DH-së, pa datë dhe në adresë të nënës së tij me banim në Belgjikë.

“Jo, nuk jam mentori apo truri qĂ« urdhĂ«roi sulmet e Brukselit dhe nuk kam qĂ«nĂ« nĂ« dijeni se çfarĂ« kishte planifikuar tĂ« kryente Brahim dhe Khalid”, shkruan Oussama Atar.

Ai përmend gjithashtu vëllezërit El Bakraoui, që hodhën veten në erë së bashku me një kamikaz të tretë në sulmet e Brukselit, që janë kushërinjtë e tij të largët./ /v.b/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Vilma Bytyci
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…