Home Bota BERLIN – Der Leyen kërkon shtimin e trupave në Afganistan

BERLIN – Der Leyen kërkon shtimin e trupave në Afganistan

1 min read
0
480

BERLIN, 4 mars /ATSH-DPA/ – Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen ka planifikuar rritjen e kontributit të vendit të saj për trajnimin e forcave afgane të sigurisë me shtimin e trupave me një të tretën e atyre aktualë, çka do ta çonte numrin e përgjithshëm të tyre në vendin e shkatërruar nga lufta në 1 300.

Mandati aktual i parlamentit për trupat gjermane, të dislokuara që prej vitit 2002, lejon një maksimum prej 980 trupash.

Ministrja e Mbrojtjes, e cila ka të gjitha gjasat për mbajtjen e postit edhe në qeverinë e re gjermane të koalicionit, e mbështet nismën për shkak të rigjallërimit të talebanëve dhe të futjes në vendin e Azisë Qendrore edhe të militantëve të ISIS-it.

Që nga viti 2002, numri i ushtarëve gjermanë të vrarë në Afganistan është 56./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arian Jorgaqi
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – Pesë gjigantë për filmin më të mirë të huaj për çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – Në këtë pesëshe për filmin më të mirë të huaj për…