Home Lajme Nga Vendi Bizë-Martaneshi, një zonë turistike pranë Tiranës e pa eksploruar sa duhet

Bizë-Martaneshi, një zonë turistike pranë Tiranës e pa eksploruar sa duhet

5 min read
0
202

TIRANË, 27 Qershor / ATSH.N.Lena / – Biza Ă«shtĂ« ndĂ«r zonat natyrore mĂ« tĂ« reja tĂ« shpallura nĂ« mbrojtje nga qeveria shqiptare nĂ« vitin 2007.

Kjo zonë kufizohet ngushtë me Parkun Kombëtar të Dajtit dhe Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës, që ndodhen më në veriperëndim, duke qenë vazhdim natyror i njëri-tjetrit.

Peisazhi i mbrojtur i malit me gropa, Bizë-Martanesh, ka sipërfaqe të gjerë ku përfshihen rreth 183 km2 pyje, ripyllëzime, pyje të rrallë ose tokë me bimësi pyjore dhe pemëtore, kullota, livadhe me bimësi kullotore.

Veç të tjerash, kjo zonë së fundmi është kthyer edhe në një atraksion për vizitorët dhe turistët e shumtë që pëlqejnë shëtitjet në natyrë në periudhën e verës dhe ecjen në borë në periudhën dimërore.

Kjo zonë është e pasur dhe me monumente të natyrës dhe të kulturës.

Mundësia për të vizituar këtë zonë është e mundshme nëpërmjet rrugëve automobilistike që e lidhin me Tiranën duke zbritur nga Qafa e Murrizës, Guri i Bardhë dhe Kroi i Ftohtë

Ndërsa për këmbësorët kalohet nga Qafa e Drerit, livadhet e Kolgrekut, vijon drejt qafës së Prevallit, tek Ujëvara e Zallit të Vardarit, fushat e Palemit, Rrahi i Hasramës, Maja e Sadokut, shpati i Skorës, ndjek Rrugën e Rinisë, deri tek Guri i Muzhaqit.

Kjo zonë ka shumë shtigje e gryka interesante që emërtohen sipas ngjarjeve dhe bëmave.

Agjenci të ndryshme turistike organizojnë guida të shumta në këto anë për bukuritë natyrore, historinë, kulturën e zonës si dhe ushqimin karakteristik te krahinës.

Zona e Bizës ka një terren tepër të thyer dhe në dimër zotërohet nga reshjet e borës.

Kjo e bën tepër të veçantë dhe tërheqëse për periudhën dimërore, ndërsa në stinën e verës kthehet në një mrekulli natyrore për gjelbërimin e saj të veçantë si dhe për monumentet e natyrës.

Një ndër objektet e vizitueshme në këtë zonë është dhe Shpella e Valit, (Monument Natyre).
Ndodhet në afërsi të fshatit Val, rreth 1000 m mbi nivelin e detit.

Përbën një shpellë karstike.
ËshtĂ« e gjatĂ« 250 metra, e gjerĂ« deri nĂ« 35 m dhe e lartĂ« 25 m. Hyrja e shpellĂ«s ndodhet nĂ« rrĂ«zĂ«n e shpatit dhe nĂ« tĂ« humbet pĂ«rroi i BizĂ«s. UjĂ«rat ndjekin drejtimin lindor dhe dalin nĂ« formĂ«n e burimit nĂ« luginĂ«n e lumit tĂ« Matit.
Shpella ka vlera shkencore,  ekologjike dhe kulturore të karakterit vendor.

PĂ«r ta vizituar atĂ« duhet ndjekur rruga automobilistike TiranĂ« – Dajt – Mali me Gropa – BizĂ« – Val, ku tĂ« jepet mundĂ«sia qĂ« tĂ« shikosh edhe monumentin tjetĂ«r tĂ« natyrĂ«s, peizazhin karstik tĂ« Malit me Gropa dhe njĂ« natyrĂ« tĂ« gjelbĂ«ruar. /a.ke/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Nikolla Lena
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…