Home Albanian Excellence Ditët e mia në Pekin !!!

Ditët e mia në Pekin !!!

25 min read
0
498

Flora Nikolla shkruan :

Tiranë, 13 maj/ATSH/.- Retë shtriqeshin ngeshëm në qiellin e madh të Pekinit . Ishte mëngjesi i një dite prilli, kur avioni u ul fort në tokën kineze, si për të më rikujtuar se kisha mbërritur në këtë pjesë të botës, me një nga qytetërimet më të lashta në rruzull, ngritur fillimisht në tokën pjellore të lumit të Verdhë, më një histori të nginjshme dhe të lashtë në kulturë, ekzotike në traditë e në jetë, me histori të pakrahasuar, shumë të vërtetë dhe besonjëse për banorët e saj deri në përjetesi, kurioze dhe të lashtë për të tjerë.
Kisha zbritur në Kinë, këtu ku jeton një nga popujt e Lindjes së Lashtë që shtrihej në luginat e lumenjve Huang Ho dhe Jance Kjang, ku kultivohej orizi por rritej dhe krimbi i mendafshtë. Atëherë, në krye të Kines ishte Dinastia Cin e cila për të mbrojtur vendin nga sulmet urdhëroi të krijohej Muri Kinez, i cili u ndërtua nga të paktën 2 milionë njerëz .
Kisha zbritur në kryeqëndrën e përbotshëm të botës aziatike, Kinës që shtrihet në pjesën lindore të kontinentit të Azisë, në bregun perëndimor të Oqeanit Paqësor, me sipërfaqe tokësore rreth 9 milionë e 600 mijë kilometra katërore. Ja kështu, Kina është vendi më i madh në Azi dhe vendi i tretë më i madh në botë, i rradhitur pas Rusisë dhe Kanadasë.
Ndodhesha në Pekin, kryeqyteti i Republikës Popullore të Kinës, një hapësirë e madhe ajri dhe toke deri në madhështi ku brenda saj ndodheshin, lëviznin, punonin, jetonin, ndërtonin, trashëgonin, krijonin , dashuroheshin, vdisnin, lindnin martoheshin , në vendin e kufizuar me të paktën 14 shtete.
Ndodhesha nĂ« vendin e “Qytetit tĂ« ndaluar”, aty mund tĂ« hyjnĂ« vetĂ«m personat e veçantĂ« dhe jo njerĂ«zit e varfĂ«r, ndodhesha nĂ« vendin e “Pallatit tĂ« VerĂ«s”, ndodhesha nĂ« qytetin e sheshit publik mĂ« tĂ« madh nĂ« botĂ« Tien An Men, i cili vinte e pĂ«rvijohej tek unĂ« nga ky vend i madh qĂ« nĂ« kohĂ«n e vegjĂ«lisĂ« sime tĂ« parĂ«.

Fotografitë më vinin në sy dhe po ashtu e tejdukshme dhe e tejhollë më vinte këtë ditë prilli, buzëqeshja hokatare e babait tim , i cili në vitin 1969 kishte vizituar Kinën.
Kur kishte ardhur në Shqipëri më kishte pushtuar fort në krahët e tij dhe më kishte treguar një fotografi në këtë shesh. Mbante bukur në krahë një vajzë të vogël kineze me dy bishtaleca të lezetshëm që ja zbukuronin më shumë fytyrën e saj topolake.
Qeshte vogëlushja, qeshte dhe babai im!!!
“E mbajta ne krahĂ« gjatĂ« se mĂ« shĂ«mbĂ«lleu me ty”. MĂ« kishte marrĂ« malli shumĂ«â€, mĂ« kishte thĂ«nĂ«.
Me sy të përhumbur nga lotë të kripur në sy, teksa kujtoja këtë refren dashurie mes meje dhe babait tim, shikoja nga dritaret e makinës, rrugë të gjëra , kuadratizuar mirë, pemë mbjellur me kujdes, si në një skenografi e mirëmenduar. Makina ecte me shpejtësi drejt Pekinit, zemra politike, kulturore dhe sociale e Kinës, shtrirë në veri të zonës fushore të Kinës veriore me një histori mbi 3 mijë vjeçare. Ai ndodhet në të njëjtin paralel me Romen dhe Madridin me një klimë të butë kontinentale e cila ndihej këtë mëngjes kur temperature shënonte afer 18 gradë.
28 milionĂ« banorĂ« jetojnĂ« kĂ«tu nĂ« qytetin e hĂștĂČngjeve apo rrugicave qĂ« lidhin qytetin e vjetĂ«r nga lindja nĂ« perĂ«ndim dhe ku mbretĂ«resha e transportit Ă«shtĂ« biçikleta.
Kishim hyrë në Pekin.

Presioni i qytetit të stermadh të godiste që në lagjet e tij periferike. Me gati 28 milionë banorë me një shtrirje prej gati 2.000 km2 , ndodhesha në një nga qytetet më të mëdha të botës. Pekini ose siç njihet ndryshe Beijing, eshtë një qytet i sheshtë, i kuadratizuar në mënyrë perfekte, si i takon të jetë një kryeqytet tradicional kinez.

Pekini, drejt qyteteve të mëdha ndërkombëtare

Me njĂ« trafik kaotik, autobuzĂ«t publikĂ« ecnin paralel me makina tĂ« vogla, shumica tĂ« prodhuara nĂ« KinĂ«, qe fluturonin nĂ« shpejtĂ«sinĂ« e tyre. Taksi tĂ« panumĂ«rta popullonin kĂ«tĂ« mjedis, e nĂ« njĂ« korsi goxha tĂ« rehatshme biçikletat garonin nĂ« njĂ« qetĂ«si olimpike . Jo rrallĂ« here, nĂ« sediljen e pasme , shihje fĂ«mijĂ« por edhe gra, duke berĂ« transportin mĂ« tĂ« lirĂ« nĂ« botĂ« po aq edhe tĂ« shĂ«ndetshĂ«m. Vetiu mĂ« erdhĂ«n nĂ« mĂ«nd, biçikletat kineze nĂ« vĂ«ndin tim
 , popullim i madh ka qĂ«nĂ« me to njĂ«herĂ« e njĂ« kohĂ«!!!

Biçikletat publike qĂ« ofrohen sot nga kompanitĂ« private, janĂ« njĂ« dukuri qĂ« u bĂ« popullore nga viti 2016 nĂ« KinĂ«, pavarĂ«sisht se ky mjet transporti ka qenĂ« gjithmonĂ« i preferuar nga kinezĂ«t. KĂ«to biçikleta qĂ« pĂ«rdoren me qira shumĂ« tĂ« ulta (1 juan/orĂ« ose 0.15$/orĂ«), synojnĂ« pĂ«rhapjen e konceptit tĂ« udhĂ«timit “tĂ« gjelbĂ«r” mes qytetarĂ«ve dhe janĂ« pritur mjaft mirĂ« prej tyre. KompanitĂ« e biznesit tĂ« biçikletave me qira nĂ« KinĂ« po pĂ«rpiqen tĂ« sigurojnĂ« fitime mes njĂ« konkurrence tĂ« ashpĂ«r nga prania e shumĂ« kompanive tĂ« ngjashme nĂ« sektor si dhe nga strategjitĂ« e tyre tĂ« biznesit.

Sa shumĂ« mall nga ky vend kemi pĂ«rdorur. Vetiu mu kujtuan disa bluza me lule tĂ« vockla e tĂ« çuditshme pĂ«r mua nĂ« fĂ«mijĂ«rinĂ« time, paskĂ«taj mu kujtuan edhe gomat rozĂ« e tĂ« boj deti qĂ« mbanin njĂ« aromĂ« tĂ« mirĂ«. Sa herĂ« qĂ« fshija gabimet nĂ« fletore, nxitoja t’i mbaja erĂ« gomĂ«s. NdonjeherĂ« tĂ« fshirĂ«n e gabimit dhe nĂ« gjysĂ«m e linja , e faqja mĂ« bĂ«hej ibret , nga nxitja qĂ« kisha pĂ«r atĂ« erĂ« mirĂ« qĂ« kishte goma !!!
Fëmijëria ime përzihej dhe me Mencën e Kinezëve në Tiranë. Në fakt ishte një toponim i vendosur rëndom nga banorët e lagjes sime të fëmijërisë. Sot ajo është një nga rrugët më trendi në Tiranë, me një emër heroi mbi shpinë, Myslym Peza.

Atëherë në këtë lagje, ishte një Pallat ku ishin strehuar punonjës kinezë që punonin në vitet 70 të në Shqipëri. Në katin e parë të Pallatit , ishte menca e kinezëve. Dhe sa herë që më pyesnin, ku e kisha shtëpinë, u thoja si me qesëndi tek Menca e kinezëve !!!, sepse ashtu njihej nga të gjithë .
Sa herë, lojrat tona çudibërëse ndërpriteshin sepse ishin duke kaluar shokët kinezë. Gjithmonë ishin në grup, të veshur njësoj me plaçka doku me ngjyrë të përhimë.
Tani në Pekin, disa qindra ndërtesa moderne janë ngritur rishtazi, blloqe pallatesh i bënin hije ndërtesave publikë të ngritura në vitet 60-70-të , aq te ngjashme me me pallatet shqiptare, ndoshta të ndërtuara respektivisht në të njëjtën kohë, atëherë kur marrëdheniët mes të dy vendeve tona ishin në lulëzim e sipër .

Tani, kontaktet e Pekinit me botën e jashtme janë shtuar pandërprerë. Pekini po ecën me hapa të mëdha për të hyrë në radhët e qyteteve të mëdha ndërkombëtare.

Në Pekin, kuriozitetet historike janë të lidhura mirë me pamjen e një qyteti modern dhe që  tërheq turistë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit.

Një qytet i stërmadh ndoshta i vetmi qytet në planet që ka aq shumë monumente të konsideruara nga UNESCO trashëgimi e njerëzimit si, Muri i madh Kinez, Qyteti i Ndaluar, apo Pallati i Verës dhe  Temulli i Qiellit .

Çdo kush e di qĂ« cilĂ«sia e ajrit eshtĂ« njĂ« problem dhe qeveria kineze ka shpallur luftĂ«n kundĂ«r ndotjes nĂ« vitin 2014. NĂ« rrugĂ« , kur lajmĂ«rohet rreziku i kuq, Ă«shtĂ« zakonshme tĂ« shohĂ«sh qytetarĂ«t tĂ« mbajnĂ« maskat nĂ« hundĂ« dhe nĂ« gojĂ« .

Një natë zagushie prilli, kur temperaturat në Pekin arrinin deri në 35 gradë, njoha rrugicat e famshme të Pekinit, hutongjet. Albana që punon në CRI shqip, një vajzë shumë e gjallë dhe mike shumë e mirë bashkë me Harris, studente në një nga univeristetet më të njohura të Pekinit, me nje CV ekselente, më treguan këtë histori të bukur të Pekinit të vjetër.

Te drejta, të ngushta, ato duket sikur vrapojnë nga lindja në perëndim. Portat e ndërtesave njëkatëshe por diku diku deri në dy kate, mund të hapen nga veriu në jug duke ndjekur normat el Feng Shui.

Disa janë shumë të ngushta dhe vetën mund të lejojnë jo më shumë se dy këmbësorë në të njëjtën kohë .

Biçikleta, Ă«shtĂ« mbretĂ«resha e e transportit nĂ« hĂștĂČngje. Disa u restauruan nga qeveria, sidomos edhe mĂ« rastin e Lojrave Olimpike nĂ« vitin 2008. Por janĂ« lagje qĂ« mbajnĂ« ende fort traditĂ«n kineze dhe tĂ« vetĂ«tijshĂ«m, tĂ« kujtojnĂ« KinĂ«n e vjetĂ«r dhe se nĂ« çfarĂ« qyteti tĂ« madh Ă«shtĂ« shndĂ«rruar  Pekini.

Në këtë natë zagushie, ecëm shumë nepër këto rrugina magjie, ku e shkruara lidhet aq bukur me të tashmen. Kafene, restorante të të gjitha kombësive, dyqane të vogla të të gjitha llojeve, bare me drita të ulura,  ku njerëzit bisedonin e pinin birrë kineze, apo dhe çajin aq tradicional, vizitohen gjatë ditës nga mijëra turistë vendas dhe të huaj.

“JanĂ« dyqane qĂ« qeranĂ« e kanĂ« deri nĂ« 2000 Euro”, mĂ« tregoi Albana, teksa pĂ«rballĂ« njĂ« dyqan me drita te mekura prezantonte fustane  e veshje tĂ« njĂ« kohe tĂ« shkiara ndoshta qepur para 70 vitesh.

Janë veshje të stiluara nga firmat më të mëdha botërore , të shumë viteve më parë, vijoi tregimin e saj Albana. Kishte dhe Shtëpi çaji, sa shumë popullore në Pekin ku tregtohen sipas një ceremonie origjinale shumë lloje çaji, disa vërtet të shtrenjta,

Kisha një tërheqje të jashtëzakonshme të hyja në një shtëpi kineze , aq më shumë në këtë pjesë të Pekinit. Si me magnet doja të kuptoja në se shtëpia në Kinë, ishte konvencion apo dhe rehati nga një popull aq punëtor si janë kinezët, ku çdo gjë e shndërrojnë në një diçka që vlen.

Çdo i huaj qĂ« viziton Pekinin, nuk ka si tĂ« mos ketĂ« qenĂ« nĂ« Tregun e MĂ«ndafshit pĂ«r tĂ« blerĂ« suvenire karakteristike kineze, artikuj sportivĂ« tĂ« firmave tĂ« njohura me çmime tĂ« arsyeshme, veshje lĂ«kure, ora, syze, bizhuteri, veshje pĂ«r meshkuj, femra dhe fĂ«mijĂ«.

Qendra tregtare nĂ« katin e parĂ« tĂ« saj ka plot fast-food, bare dhe restorante kineze por dhe turke, italiane, meksikane. Pas blerjeve qĂ« mund tĂ« zgjatin me orĂ« tĂ« tĂ«ra nĂ« katet e ndryshme tĂ« qendrĂ«s klientĂ«t zakonisht ulen pĂ«r t’u çlodhur nĂ« njĂ« bar por edhe pĂ«r tĂ« drekuar e darkuar nĂ« restorantet e kĂ«tushme.

I ngjashëm me Silk Market është dhe një qendër tjetër tregtare, Pearl Market i njohur si Hongqiao Market. Qendra ka marrë këtë emër pasi këtu shiten shumë artikuj bizhuterie prej perlash të të gjitha llojeve dhe çmimeve. Qendra tregtare ofron  veshje prej mëndafshi, artikuj të telefonisë celulare, elektronike etj. Edhe në Pearl Market diskutohet çmimi duke krijuar një mundësi për turistët të blejnë suvenire të ndryshme me çmime të arsyeshme.

Qendrat tregtare të kësaj zone të Pekinit janë plot bare dhe restorante ndaj në fundjavë ato më së shumti frekuentohen nga familjarë që edhe drekojnë në këto ambjente, ku përveç kuzhinës kineze klientët mund të zgjedhin dhe restorante me gatime perëndimore. por në dyqanet e saj gjende veshje të firmave perëndimore të njohura.

Por restorantet në rrugën Wangfujing në Pekin, në menytë e tyre ofrojnë ushqime nga më të ndryshmet, ku spikasin ushqimet nga 100-këmbëshja, krimbat e mëndafshtë, por dhe akrepi, gjarpri dhe kërmilli. Insektet janë të përfaqësuar në shumë specialitetet gastronomike, dhe zakonisht serviren në formë të qebapit, dhe kjo e bënë këtë rrugë të jetë nga destinacionet më kryesore turistike të qytetit.

NĂ« restorantet e kryeqendrĂ«s kineze, insektet zakonisht serviren tĂ« pjekura, por ka insekte qĂ« serviren tĂ« gjalla. Çmimet e ushqimeve pĂ«rcaktohen nga madhĂ«sia e insekteve, por çmimi fillestar Ă«shtĂ« 5 euro. ErĂ«rat nga ushqimet e gatuara pushtojnĂ« rrugĂ«n pĂ«rgjatĂ« sĂ« cilĂ«s gjenden restorantet, ku pĂ«rveç menysĂ« sĂ« lartpĂ«rmendur mund tĂ« porositet edhe mishi i kuq dhe i bardhĂ« me salca tĂ« ndryshme, si dhe mish pate tĂ« pjekur. NdĂ«r ushqimet mĂ« tĂ« shituara Ă«shtĂ« specialiteti nga akrepi jo-helmues. Ata qĂ« hanĂ« akrepa, shijen e krahasojnĂ« me shijen e bishtit tĂ« deles. NdĂ«rsa disa i hanĂ« nga kureshtja, disa i hanĂ« nga shkaku i shijes e cila ju pĂ«lqen.

Historia ime e Beijing (Pekín), kryeqyteti i kësaj bote të stërmadhe që njoha në një prill të thyer kur  mora pjesë në një Seminar organizuar nga Cyberspace Adminstration Of China, me pjesmarjen e kolegeve, siriane, egjyptianë, libanezë, bjellorusë mbi internetin dhe zhvillimin  e medias , përmbledh shumë histori.

Dhe , duhen shumë faqe për të shkruar dhe për të treguar mrekullinë e një qytetërimi me sindroma gjigandizmi  që nuk të le pa të mahnitur .Do te vazhdoj ta shkruaj gjithe deshiren e persiatur ne historine magjike te ketij vendi ekzotik.

/Vijon/ “PjesĂ« nga libri: “DitĂ«t e mia nĂ« Pekin “

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Flora Nikolla
Load More In Albanian Excellence
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…