TIRANË, 3 Mars/ATSH/ – Pas një operacioni 10 efektivë të Komandës Mbështetëse arritën të evakuojnë 4 punonjës të Radiotelevizionit dhe Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit. Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një mesazhi në twitter.
“Pas një operacioni që zgjati gati 6 orë, 10 efektivë të Komandës Mbështetëse arritën të evakuojnë 4 punonjës të Radiotelevizionit dhe Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit, të cilët prej 4 ditësh kishin mbetur të bllokuar në malin e Dajtit.#KrenariPërFA pic.twitter.com/qS2dnffRmy
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) 3 marzo 2018″, shkruan Xhaçka.
/a.f/