Home Bashkite ne fokus Festat e fundvitit, monitorim tregjeve në Lezhë

Festat e fundvitit, monitorim tregjeve në Lezhë

1 min read
0
191

TIRANË, 19 Dhjetor/ATSH/.- Abuzimet me çmimet nĂ« prag tĂ« festave tĂ« fundvitit dhe tregjet informale kanĂ« marrĂ« vĂ«mendjen e BashkisĂ« LezhĂ«.

Prej ditësh specialistët e Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit në Bashkëpunim dhe me Policinë Bashkiakë po monitorojnë të trija tregjet e çertifikuara nga Bashkia për të mos lejuar rritjen e çmimeve, ndërsa rrugët dhe trotuaret janë pastruar nga tregtarët ambulant.

Specialistja e Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit në Bashkinë Lezhë, Shpresa Alishani, ftoi qytetarët që të denoncojnë çdo rast që vërejnë rritje çmimesh, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm.

Monitorimi i tregjeve do të jetë i vazhdueshëm nga grupi i punës i ngritur nga Bashkia Lezhë, ndërsa garantohen qytetarët se produktet që konsumojnë janë të sigurta./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Maela Marini
Load More In Bashkite ne fokus
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…