Home Art, Kulture dhe Argetim “Fifty Shades Freed” premierĂ« nĂ« kinematĂ« Shqiptare

“Fifty Shades Freed” premierĂ« nĂ« kinematĂ« Shqiptare

4 min read
0
154

TIRANË, 6  Shkurt /ATSH/-Rikthehet historia e dashurisĂ« e Anastasia dhe Kristian, dy personazhet kryesore tĂ« Fifty Shades tashmĂ« nĂ« kapitullin e tij tĂ« tretĂ« tĂ« titulluar “Fifty Shades Freed”.

Drama erotiko-romantike vjen në shqiptari një ditë para se të shfaqet për publikun amerikan, më 8 shkurt ne orën 19.00 dhe,  si në dy filmat e mëparshëm,  me surpriza dhe bileta të shitura ditë më parë në kinema Millennium.

Kapitulli i tretĂ« ndjek “Fifty Shades of Grey” (2015) dhe “Fifty Shades Darker” (2017) dhe Ă«shtĂ« drejtuar nga James Foley dhe shkruar nga  Niall Leonard, bazuar nĂ« librin me tĂ« njĂ«jtin titull tĂ«  E. L. James.

Në rolet e Anastasia Steele dhe Christian Grey vijnë sërish aktorët Dakota Johnson dhe  Jamie Dornan teksa këta të dy janë të sapomartuar por sërish jo të qetë pasi duhet të rishikojnë mëkatet e së shkuarës ndërsa Jack Hyde vijon të kërcënojë marrëdhënien e tyre.

Në kast natyrisht është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, në rolin e motrës së Grey, sikundër që nga kapitulli i parë i këtij filmi.

KĂ«nga kryesore e filmit “For You” Ă«shtĂ« performuar nga Rita Ora dhe Liam Payne, dhe Ă«shtĂ« transmetuar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« mĂ« 5 janar 2018.

Ora aktore dhe këngëtare në film, të tjerë këngëtarë që janë përfshirë në albumin e këngëve që shoqërojnë filmin janë: Sia, Ellie Goulding, Hailee Steinfeld, Miike Snow dhe këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Xhirimet e “Fifty Shades Freed” sidomos skenat e nxehta filluan njĂ«kohĂ«sisht me “Darker” nĂ« shkurt tĂ« vitit  2016 nĂ« Paris dhe nĂ« Vankuver.  Filmi  do tĂ« dalĂ« nĂ« kinematĂ« amerikane mĂ« 9 shkurt, njĂ« ditĂ« pasi tĂ« kenĂ« filluar projeksionet pĂ«r publikun shqiptar.  “Fifty Shades Freed” Ă«shtĂ« parashikuar qĂ« tĂ« arkĂ«tojĂ« 37–40 milionĂ« dollarĂ« nĂ« fundjavĂ«n e parĂ« tĂ« projeksioneve ne kinematĂ« amerikane./e.caushi/

Skeda e filmit

Titulli: Fifty Shades Freed (2018)

Regjia: James Foley

Skenari: E.L. James, Niall Leonard

Aktorë: Dakota Johnson, Jamie Dornan, Arielle Kebbel, Rita Ora

Kohëzgjatja: 105 minuta

Gjinia: Dramë, Romance, Triller

Sinopsi: Anastasia dhe Kristian martohen por Jack Hyde vijon të kërcënojë marrëdhënien e tyre.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Megi Zonja
Load More In Art, Kulture dhe Argetim
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…