Home Krimi, Ligji dhe Drejtesia Finalizohet nĂ« ShkodĂ«r goditja e dytĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Forca e Ligjit

Finalizohet nĂ« ShkodĂ«r goditja e dytĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Forca e Ligjit

3 min read
0
141

ShkodĂ«r,3 Shkurt/ATSH/- Aksioni mes prokurorisĂ« sĂ« ShkodrĂ«s dhe uniformave blu, ka vĂ«nĂ« nĂ« pranga 3 shtetas duke lĂ«shuar urdhĂ«r ndalimi pĂ«r 4 persona tĂ« tjerĂ«, tĂ« cilĂ«t akuzohen pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« “Prodhimit dhe shitjes sĂ« narkotikĂ«ve” e kryer nĂ« bashkĂ«punim”, duke sekuestruar 2237,6 gram lĂ«ndĂ« narkotike e dyshuar si kokainĂ«.

Prokuroria e Shkodrës bënë me dije se, operacioni u finalizua me sukses nga autoritetet, duke arrestuar në flagrancë  3 shtetas me iniciale I.T, E.Z dhe S.A, ndërsa për 4 shtetasit e tjerë me iniciale  H.S, A.V, K.U  dhe A.M, prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi.

Në kuadër të këtij  procedimi, u arrit tu sekuestrohej  një sasi me peshë prej 2237,6 gram lëndë narkotike e mbështjellë në qese e ndarë në dy pako,e dyshuar si Kokainë.

Lokali i të dyshuarve që shfrytëzohej për shpërndarje dhe përdorim të lëndëve narkotike, si dhe pajisjet fiskale të këtij lokali.

Tre automjete Audi, BMW dhe Ford  që mendohet se janë përdorur nga të dyshuarit.

Gjithashtu janë sekuestruar telefona celular të të dyshuarve, një sasi parash lekë dhe valutë e huaj dhe sende të tjera që mbaheshin nga të dyshuarit me cilësinë e provës materiale.

Prokuroria e Shkodrës dhe policia e shtetit,o vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë bashkëpunëtorëve të grupi kriminal./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Edison Caushi
Load More In Krimi, Ligji dhe Drejtesia
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…