Home Bota FOKUS – Merkel nĂ« fazĂ«n e fundit pĂ«r tĂ« dalĂ« nga konfuzioni postzgjedhor

FOKUS – Merkel nĂ« fazĂ«n e fundit pĂ«r tĂ« dalĂ« nga konfuzioni postzgjedhor

3 min read
0
161

BERLIN, 4 shkurt /ATSH-AFP/ – Sot, nesĂ«r apo tĂ« martĂ«n. Angela Merkel shpreson tĂ« njoftojĂ« formimin e njĂ« qeverie me social-demokratĂ«t dhe tĂ« dalĂ« mĂ« nĂ« fund nga njĂ« konfuzion i pafund postzgjedhor qĂ« e ka dobĂ«suar pozicionin e saj nĂ« Gjermani dhe nĂ« EvropĂ«.

Më shumë se katër muaj pas zgjedhjeve legjislative në muajin shtator, që e lanë ekonominë e parë të Evropës pa maxhorancë, konservatorët e CDU/CSU kërkojnë zgjidhje për reformën shëndetësore, punësimin, Evropën apo pensionet për të bindur një SPD me rezerva për të rinovuar edhe për katër vjet koalicionin e madh.

Në negociata që prej fillimit të janarit, dy kampet kanë rifilluar debatet e tyre rreth orës 10:00 (09:00 GMT) dhe kanë si objektiv arritjen e një kompromisi sot në mbrëmje.

“Shpresoj qĂ« do tĂ« kemi sukses, por problemet ende nuk janĂ« zgjidhur”, pranoi tĂ« premten kancelarja gjermane, Merkel.

Fillimi i javës së ardhshme do të jetë afati i fundit ndërkohë që Gjermania po pret me padurim.

“Rreth 71 % e banorĂ«ve shprehen se nuk e kuptojnĂ« pse formimi i qeverisĂ« po merr kaq shumĂ« kohĂ«”, sipas njĂ« sondazhi tĂ« realizuar nga televizioni publik ARD.

Nëse Merkel dështon, ajo duhet të zgjedhë të fillojë mandatin e saj të katërt si kancelare duke u përpjekur të formojë që qeveri të paqendrueshme minoritare apo të pranojë zgjedhje të reja me rrezik të lartë, nga të cilat mund të përfitojë ekstremi i djathtë.

Dy skenaret do të ishin të parat për Gjermaninë e pasluftës.

Nga ana e saj SPD-ja, e dobĂ«suar nĂ« zgjedhjet legjislative (20,5%) dhe nĂ« rĂ«nie nĂ« sondazhe qĂ« prej asaj kohe, Ă«shtĂ« e ndarĂ«. Disa anĂ«tarĂ« tĂ« kĂ«saj partie kĂ«rkojnĂ« nga drejtuesi i tyre Martin Schulz t’i kthehet premtimit pĂ«r njĂ« kthesĂ« nĂ« tĂ« majtĂ« dhe tĂ« mos negociojĂ« me Merkel./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Eva Cani
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…