Home Kryesor FOTO- Elegante dhe delikate, pranvera ngjyroset me livando

FOTO- Elegante dhe delikate, pranvera ngjyroset me livando

2 min read
0
244

TIRANË, 30 Janar/ATSH/.- Lejlaja Ă«shtĂ« ndĂ«r ngjyrat e ngrohta tĂ« modĂ«s pĂ«r pranverĂ« verĂ« 2018: elegante dhe delikate jep njĂ« prekje romantike dhe tĂ« sofistikuar.

Ultra vjollca nuk iu bindi? Të qeta , alternativa për ju erdhi shpejt; lejlaja ose ngjyra vjollcë e livandos është ajo që bën për ju.

Më delikate se ngjyra Pantone e 2018, është me të vërtetë nuanca perfekte e pranverës 2018: në zyrë, për një mbrëmje elegante, një ceremoni ose një darkë mes mikesh është me të vërtetë një passe-partout.

Për të patur një efekt ende më të sofistikuar, këshilla është ta kombinoni me ngjyrat e qarta dhe neutrale si e bardha, fildishi, grija, argjendi, ose jeshilja.

Nëse dëshironi që të bini më shumë në sy duke krijuar një veshje origjinale zgjidhni një tonalitet që bën kontrast si çiklamina ose lejlaja e errët.

Direkt nga pasarelat e Max Mara, Acne Studios, Valentino, lejlaja u shfaq në veshje të ndryshme si: xhaketa lëkure, fustane të shkurtër e të gjatë, pardesy me dopjo kopsë, jumpsuit, funde, bluza dhe në shumë aksesorë si vathë, varëse e çanta.

Mes shumë propozimesh ju prezantojmë një galeri me mahnitëse!/Grazia/k.s/

previous arrow
next arrow
ArrowArrow
Slider

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Klotilda Saracini
Load More In Kryesor
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…