Home Rajoni Kosova Haradinaj: Hyrja e Kosovës në NATO do të kontribuonte për paqen në rajon

Haradinaj: Hyrja e Kosovës në NATO do të kontribuonte për paqen në rajon

2 min read
0
139

PRISHTINË, 22 Shkurt/ATSH/.- Kryeministri Ramush Haradinaj, deklaroi sot se Kosova po pĂ«rshpejton procesin e pĂ«rmbushjes sĂ« AgjendĂ«s sĂ« ReformĂ«s Europiane dhe tĂ« MarrĂ«veshjes sĂ« Stabilizim Asociimit me qĂ«llim tĂ« pĂ«rafrimit me BE-nĂ«, me synimin qĂ« deri nĂ« fund tĂ« vitit tĂ« marrĂ« statusin e vendit kandidat pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« familjen europiane.

Ai gjatë një takimi me ish-kryeministrin suedez dhe bashkëkryesuesin e Këshillit Europian për Marrëdhënie Ndërkombëtare (ECFR), Carl Bildt, ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, proceset integruese euro-atlantike për Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Haradinaj tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në OKB është i rëndësishëm dhe do të kontribuonte në paqen dhe stabilitetin, jo vetëm për Kosovën, por edhe për tërë rajonin.

Ndërsa, ish-kryeministri suedez Carl Bildt uroi kryeministrin Haradinaj dhe popullin e Kosovës për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë dhe arritjet brenda këtyre viteve.

Ish-kryeministri suedez u interesua për zhvillime të ndryshme në Kosovë dhe në rajon, citon Kosova Press/i.v/ /r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

  • Haradinaj: Ballkani tashmĂ« ka edhe njĂ« shtet nĂ« NATO

    PRISHTINË, 7 qershor/ATSH/.- Me ceremoninĂ« e sotme nĂ« selinĂ« e NATO-s, Ballkani tashmĂ« ka …
Load More Related Articles
Load More By Ilir Vata
Load More In Kosova
Comments are closed.

Check Also

Merr flakë autobusi i linjës Gjermani-Kosovë, asnjë i lënduar

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Ministria e PunĂ«ve tĂ« Jashtme e KosovĂ«s Ă«shtĂ« njoftuar nga Ambasada …