Home Rajoni Kosova Haradinaj premton rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore

Haradinaj premton rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore

4 min read
0
61

PRISHTINË, 1 Shkurt /ATSH/.- Kryeministri i KosovĂ«s Ramush Haradinaj, theksoi sot se “qeveria e KosovĂ«s do t’i kthejĂ« integritetin sistemit tĂ« shĂ«ndetĂ«sisĂ«, duke rritur cilĂ«sinĂ« e shĂ«rbimeve”.

Gjatë një  takimi mobilizues për gjendjen në shëndetësinë e vendit, i iniciuar nga kryeministri Haradinaj, në bashkëveprim me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe drejtuesit e institucioneve shëndetësore u diskutua për gjetjen e formave më të mira të financimit, avancimin e ligjeve aty ku është e nevojshme, si dhe menaxhimin më efikas në të gjithë sektorin shëndetësor.

Haradinaj tha se nuk është në interes të qeverisë ikja nga detyrimet që ka ndaj punonjësve shëndetësorë, qoftë për paga të dinjitetshme për mjekët dhe të gjithë sektorët, qoftë në buxhet, apo në përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme.

“Jemi tĂ« interesuar pĂ«r rolin tonĂ« nĂ« sektorin e shĂ«ndetĂ«sisĂ«, cila Ă«shtĂ« pjesa jonĂ«, cilat janĂ« detyrat tona dhe si mund tĂ« jemi nĂ« funksion tĂ« pĂ«rmirĂ«simit tĂ« gjendjes nĂ« shĂ«ndetĂ«si”, tha kryeministri, duke i vlerĂ«suar mjekĂ«t dhe personelin shĂ«ndetĂ«sor heronj tĂ« KosovĂ«s.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmendi zotimet për shtimin e investimeve në infrastrukturë, shtim të resurseve dhe pagave si dhe sistemin e ri të blerjes së barnave.

U.d. i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu, tregoi hapat konkret që janë ndërmarrë për ofrimin e shërbimeve 24 orë në disa sektorë, përfshirë edhe Institutin Onkologjik, zvogëlimin e listës së pritjeve për barna, koordinimin e spitaleve regjionale, programet për trajnimin e stafit të infermierisë dhe mjekëve.

Në këtë takim që ishte i pari i kësaj nisme mobilizuese u përmend nevoja  për hartimin e një rregulloreje që do të rregullonte mënyrën e trajtimit të pacientëve në disa nga spitalet rajonale e disa në QKUK, koordinimi i shërbimeve emergjente në nivel vendi, kategorizimi i pagave dhe nevoja e një menaxhimi më të mirë të buxhetit shëndetësorë/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Klotilda Saracini
Load More In Kosova
Comments are closed.

Check Also

Merr flakë autobusi i linjës Gjermani-Kosovë, asnjë i lënduar

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Ministria e PunĂ«ve tĂ« Jashtme e KosovĂ«s Ă«shtĂ« njoftuar nga Ambasada …