ROMË, 4 mars /ATSH-AFP/ – Më shumë se 46 milionë italianë janë thirrur të votojnë sot për zgjedhjet parlamentare që pritet të kenë një rezultat të pasigurt mes presionit të së djathtës dhe rritjes së populizmave.
Qendrat e votimit u hapën në orën lokale 07:00 (06:00 GMT) dhe do të mbyllen në orën 23:00 (22:00 GMT).
Duke marrë parasysh kompleksitetin e sistemit të ri zgjedhor, që kombinon zgjedhjen me sistem proporcional dhe mazhoritar, exit-pollet do të japin vetëm një tregues të raportit të forcave politike.
Pas mesnatës pritet të dalin rezultatet e para për formimin e Parlamentit të ardhshëm.
Nga tre partitë kryesore që synojnë fitoren, dy prej tyre “Forza Italia” e Silvio Berlusconit dhe lëvizja “5 Yjet”, e themeluar nga Beppe Grillo, prezantohen në zgjedhje me kandidatë për kryeministër si Antonio Tajani, president i Parlamentit Europian i zgjedhur nga Berlusconi dhe Luigi Di Maio.
Berlusconi po tenton rikthimin edhe pse se nuk i lejohet të mbajë poste publike./ec/