FIRENCE, 28 shkurt /ATSH-ANSA/ – Besojmë se do të emërojmë trajnerin e ri brenda qershorit, Conten, Mancinin ose Di Biagion, këta janë emrat, nuk dilet përtej tyre, deklaroi sot zëvendëspresidenti i FIGC (Federata Italiane e Futbollit), Alessandro Costacurta në ditën e fundit të stervitjes së kombëtares italiane.
“Nuk kam thenë kurrë se preferoj para të tjerëve Conten. Thjesht kam thënë se, meqënëse ka punuar më parë me kombëtaren, ka parametrat e duhur. Ka bërë punë të mirë, mbi të gjitha, në një moment që nuk ka talente të mëdha, ka ende nevojë për një trajner shumë të mirë”, theksoi ai.
“Emrat e përmendur janë ata të trajnerëve shumë të mirë”, përfundoi Costacurta./ /G.S/ a.jor.