Home Ekonomi, Biznes dhe Finance Kartoni jeshil, Autoriteti i Konkurrencës lejon marrëveshjen mes shoqërive të sigurimit

Kartoni jeshil, Autoriteti i Konkurrencës lejon marrëveshjen mes shoqërive të sigurimit

3 min read
0
234

TIRANE, 2 Mars/ATSH/- Autoriteti i Konkurrencës vendos lejimin e funksionimit të marrëveshjes së lidhur midis shoqërive të sigurimit për kartonin jeshil.

Kartoni jeshil është sigurimi i detyrueshëm i mjeteve motorike me targa shqiptare që qarkullojnë jashtë shtetit.

Ky sigurimi mbulon pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e mbajtĂ«sit tĂ« mjetit motorik pĂ«r dĂ«met materiale dhe shĂ«ndetĂ«sore qĂ« mund t’u shkaktojnĂ« nga qarkullimi i kĂ«tyre mjeteve nĂ« territorin e sistemit tĂ« kartonit jeshil qĂ« pĂ«rfshin 46 shtete tĂ« EuropĂ«s dhe AzisĂ«.

Megjithëse Autoriteti i Konkurrencës lejon zbatimin e kësaj marrëveshje, sërish ai vendos dy kushte. Së pari, marrëveshja do të zbatohet për një periudhë 2 vjeçare, nga marrja e këtij vendimi.

Dhe sĂ« dyti, AK vendos qĂ« secila prej ndĂ«rmarrjeve tĂ« sigurimit, pjesĂ« e marrĂ«veshjes, duhet tĂ« tregtojĂ« produktin e kartonit jeshil nĂ«pĂ«rmjet agjentĂ«ve tĂ« saj, nĂ« pĂ«rputhje me dispozitat e ligjit “PĂ«r veprimtarinĂ« e sigurimit dhe ri sigurimit”.

Polica e sigurimit duhet të përmbajë logon e ndërmarrjes që e tregton dhe bar kodin përkatës, duke shmangur koordinimin e sjelljes lidhur me ndarjen e pjesëve të tregut dhe caktimit të çmimeve mes palëve njoftuese të marrëveshjes.

Në rast të mos respektimit prej ndërmarrjeve pjesëmarrëse në marrëveshje të kushteve dhe detyrimeve të përcaktuara, Komisioni i Konkurrencës do të revokojë këtë përjashtim.

Kërkesa e kompanive u bë në muajin janar dhe synimi i saj ishte rregullimi i tregut duke u zotuar se tarifat që do të aplikoheshin ishin ato që deklaroheshin në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Marrëveshjet mes kompanive janë të ndaluara, por kur ato deklarohen dhe argumentohen Autoriteti i Konkurrencës mund të lejojë përjashtime./a.gjonaj//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arlinda Gjonaj
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…