Home Shkence dhe Teknologji Kina, plan për hulumtimin shkencor të asteroidëve

Kina, plan për hulumtimin shkencor të asteroidëve

3 min read
0
148

PEKIN, 20 Shtator/ATSH/.- Kina po harton planin për hulumtimin shkencor të asteroidëve. Lajmin e bëri të ditur Ouyang Ziyuan, kryeshkencëtari i programit kinez të hulumtimit të Hënës dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Kinës në Forumin e 3-të Ndërkombëtar të Hulumtimit të Hënës e të Hapësirës së Thellë, që u hap të mërkurën në Pekin.

Sipas “Librit tĂ« BardhĂ« mbi fluturimet kozmike tĂ« KinĂ«s 2016”, Kina do tĂ« zbatojĂ« planin e hulumtimit tĂ« asteroidĂ«ve nĂ« pesĂ« vjetĂ«t e ardhshĂ«m. Ouyang Ziyuan shpjegon se asteroidĂ«t janĂ« lĂ«ndĂ« primitive tĂ« mbetura pas formimit tĂ« sistemit diellor dhe nĂ«pĂ«rmjet tyre mund tĂ« merren informacione rreth formimit tĂ« sistemit diellor, prandaj hulumtimi i asteroidĂ«ve ka rĂ«ndĂ«si tĂ« madhe shkencore.

“NĂ« sistemin diellor, asteroidĂ«t janĂ« tĂ« pĂ«rqendruar kryesisht nĂ« dy pjesĂ«: njĂ« Ă«shtĂ« brezi i asteroidĂ«ve pranĂ« Marsit, ndĂ«rsa pjesa tjetĂ«r janĂ« asteroidĂ«t afĂ«r TokĂ«s, tĂ« cilĂ«t nuk lĂ«vizin nĂ« orbitĂ« normale, prandaj pĂ«rbĂ«jnĂ« rrezik pĂ«r TokĂ«n. Kina dĂ«shiron tĂ« bĂ«jĂ« kĂ«rkime nĂ« tĂ« dyja pjesĂ«t.”

Sivjet Forumi Ndërkombëtar i Hulumtimit të Hënës dhe të Hapësirës së Thellë do të zgjasë tre ditë. Temat kryesore të tij përfshijnë programet e hulumtimit të Hënës, Marsit e asteroidëve të vendeve dhe organizatave kryesore ndërkombëtare, si edhe përparimet e fundit për sa u përket studimit të planeteve. Në forum do të diskutohet gjithashtu lidhur me çështjet më të nxehta në 5-10 vjetët e ardhshëm, metodat e studimit të mostrave nga Hëna dhe trupat e tjera kozmikë, metodat dhe mjetet e reja mbartëse lidhur me hulumtimin e hapësirës së thellë etj./CRI//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Maela Marini
Load More In Shkence dhe Teknologji
Comments are closed.

Check Also

PREHISTORI – ADN-ja tregon se Saharaja ka qenĂ« e gjelbĂ«ruar dhe e populluar nga njerĂ«zit

ROMË, 2 mars /ATSH-ANSA/ – Dikur, rreth 12 000 dhe 5 000 vite mĂ« parĂ«, Saharaja ka q…