Home Art, Kulture dhe Argetim KINEMA – Pesë gjigantë për filmin më të mirë të huaj për çmimin Oscar

KINEMA – Pesë gjigantë për filmin më të mirë të huaj për çmimin Oscar

2 min read
0
488

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – Në këtë pesëshe për filmin më të mirë të huaj për çmimin më prestigjioz kinematografik në botë, Oscar, mungon vetëm Italia, por nuk mungon cilësia apo paqartësia se cili vend do të marrë me vete këtë çmim lakmitar.

Në garën e 92 filmave, vetëm pesë prej tyre janë realizuar nga regjisorë të afirmuar dhe me çmime të respektuara.

Vetëm njëri, rusi Andrey Zvyagintsev, kandidat me filmin ”Loveless”, ka qenë i nominuar në vitin 2015 për filmin ”Leviathan”.

Për të tjerët, libanezin Ziad Doueri me filmin ”The insult”, hungarezin Ildiko Enyedi me filmin ”On body and soul”, kilianin Sebastian Lelio me filmin ”A fantastic woman” dhe suedezin Ruben Ostlund me filmin ”The square” bëhet fjalë për pjesëmarrje për herë të parë në skenën e Oscar.

Megjithatë, të gjithë kanë demonstruar vlerën e tyre. ”The insult” ka marrë çmim në Venecia, ”Loveless” ka marrë çmim në Kanë, ”On body and soul” ka triumfuar në Berlin, ndërkohë që edhe ”A fantastic woman” ka fituar në Berlin.

Në fund, ”The Square” fitoi në Kanë ”Palmën e artë”.

Nuk ka ende një pretendent favorit për fitoren e madhe, megjithatë pesë filmat do të luajnë një ndeshje shumë të ekuilibruar./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arian Jorgaqi
Load More In Art, Kulture dhe Argetim
Comments are closed.

Check Also

SOFT NEWS – Votoi edhe pse është 106… vjeçe!

ÇITA’ DI KASTELO (Itali), 4 mars /ATSH-ANSA/ – Të votosh është një e drejtë e …