Home Ekonomi, Biznes dhe Finance Kualifikim falas për punëkërkuesit

Kualifikim falas për punëkërkuesit

3 min read
0
241

TIRANE, 20 Janar/ATSH/- Nëpërmjet ndërmjetësimit të Zyrave të Punës janë punësuar mbi 23 mijë punëkërkues të papunë, nga 90 mijë të regjistruar. Në shkallë vendi gjatë gjithë vitit deklarohen rreth 40 mijë vende të lira pune në degët e industrisë përpunuese, shërbime, turizëm, ndërtim, etj. Por një punëkërkues aktiv ka nevojë të kualifikohet për të qenë i punësueshëm.

Shkollat profesionale janë një mundësi e mirë për kualifikimin e fuqisë punëtore, rritjen e punësimit sidomos tek të rinjtë dhe zhvillimin e vendit në përgjithësi.

Duke parë këtë hendek, ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila tashmë ka në varësi edhe Zyrat e Punës, po ndërmerr një nismë përmes së cilës të gjithë punëkërkuesit e papunë që përfitojnë ndihmë ekonomike, apo ndihma të tjera pasive do të kryejnë më detyrim kurse kualifikimi falas, në mënyrë që ata të mund të gjejnë më lehtë një punë në treg.

Këshilltarja për mediat në ministrinë e Financave, Alba Caroshi, në një prononcim për ATSH-në shpjegoi hapat që po ndërmerren për konkretizimin e iniciativës.

“Do tĂ« ngrihet njĂ« grup pune, i cili do tĂ« kryejĂ« fillimisht njĂ« studim pĂ«r tĂ« evidentuar se nĂ« cilat zona janĂ« shpĂ«rndarĂ« tĂ« papunĂ«t e regjistruar dhe se cilat janĂ« kĂ«rkesat e tregut lokal nĂ« tĂ« cilin janĂ« tĂ« regjistruar tĂ« papunĂ«t”, u shpreh Caroshi.

Më pas, do të shikohen edhe kurrikulat e shkollave të arsimit profesional për të parë edhe mundësinë e kualifikimit të tyre.

Grupi i punĂ«s qĂ« pritet tĂ« ngrihet kĂ«to ditĂ« do ketĂ« gati studimin deri nĂ« fund tĂ« muajit janar. Pas kryerjes sĂ« studimit do tĂ« hartohet edhe p/ligji, i cili do t’i propozohet qeverisĂ« pĂ«r miratim.

/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arlinda Gjonaj
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…