Home Rajoni Kosova Kujtesë/ Kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë

Kujtesë/ Kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë

18 min read
0
441

TIRANE, 12 Qershor/ATSH-Flora Nikolla/.- Kishte rënë shumë shi një natë më parë dhe gazetarë të të gjitha kombësive kishin nxituar për të qënë pa zbardhur dita, në Qafën e Morinit në Kukës. Një varg i gjatë makinash të blinduara, mbushur me transmetues e telefona satelitor popullonte mjedisin që për disa muaj kishte qënë skenë  e një historie të dhimshme.
13 qershori, ishte dhe duhej të ishte një ditë e shënuar që kurorëzonte shprishjen e barrierave të kufijve të vendosur nga fuqitë e mëdha në fillim të shekullit të XX-të.
Plani i trupave gjermane tĂ« NATO-s, ishte t’i hapnin njĂ« rrugĂ« kthimi shqiptarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s, tĂ« cilĂ«t kishin filluar tĂ« largoheshin me dhunĂ« nga trojet e tyre nĂ« mars tĂ« vitit 1999.
Të vendosur një ditë më parë diku në periferi të Kukësit, zhvendosja e trupave gjermane u shoqërua në orët e para të mëngjesit me përshëndetjen e turmave të mëdha të kosovarëve te vendosur në të dy anet e rrugëve të qytetit, i cili u bë pritësi i mijëra të larguarëve me dhunë nga trojet e tyre.
Në pikën kufitare të Morinit, rojet serbe vëzhgonin nga maja e një kodre aty prane, ndërsa një e shtëne artilerie u degjua rreth ores 08.00 të mengjesit nga ana serbe në krahun e lumit Drini i Bardhe, nje zone e luftimeve te ashpra disa ditë më parë këtu.
Operacioni i sapo filluar përfaqësonte dislokimin e parë të trupave gjermane në Jugosllavi që mbas Luftës së Dytë Botërore. Sapo te kapercenin kufirin, autokolona gjermane do te vendosej në qytetin e Prizrenit brënda disa orëve.

*   *   *

Në fakt, lufta e hapur e Presidentit Milosheviç ndaj shqiptarëve etnikë në Kosovë kishte filluar gati një vit më parë. Raporti i vëzhguesve të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) për ato që ndodhën në fshatin Raçak është një shembull i asaj që vazhdoi në muajt në vazhdim.
“NjĂ« burrĂ« u qĂ«llua nĂ« bark, ndĂ«rkohĂ« qĂ« po pĂ«rpiqej tĂ« ikte; tre burra u goditĂ«n nĂ« shpinĂ«; njĂ« burrĂ« u vra jashtĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« tij me sopatĂ« pĂ«r vdekje; pesĂ« burra u qĂ«lluan nĂ« kokĂ«; njĂ« burrĂ« i vdekur dhe pa kokĂ« jashtĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« tij; njĂ« grua u qĂ«llua nĂ« shpinĂ«…” Krimi ishte ulur kĂ«mbĂ« kryq…!!!
kosve1  MĂ« pas serbĂ«t do tĂ« vazhdonin luftĂ«n e tyre mbi bazĂ« njĂ« plani tĂ« hollĂ«sishĂ«m, i cili kishte si qĂ«llim spastrimin etnik dhe largimin me dhunĂ« tĂ« shqiptarĂ«ve nga Kosova. Tani qĂ« Milosheviç kishte kapitulluar njĂ« milion e gjysĂ«m shqiptarĂ« etnikĂ« prisnin tĂ« riktheheshin nĂ« vĂ«ndin e tyre.Trupat e KFOR, qĂ« do tĂ« hynin kĂ«tĂ« tĂ« dielĂ« qershori nĂ« KosovĂ«, sipas kushteve tĂ« projektrezolutĂ«s sĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« do tĂ« frenonin gjithashtu edhe armiqĂ«sitĂ« mes sĂ«rbĂ«ve dhe shqiptarĂ«ve, do tĂ« çarmatosnin brĂ«nda njĂ« kohe UshtrinĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (UÇK) dhe do tĂ« krijonin njĂ« mjedis tĂ« sigurtĂ« ku mund tĂ« ktheheshin tĂ« dĂ«buarit.

*          *          *
Me një makinë me karoceri, të marrë hua në Radio-Kukesi, iu bashkangjitem vargut të gjatë të makinave. Ishim nisur drejt Prizrenit. Nga karoceria e makinës të shfaqeshin fshatra pa qënie njerëzore, shtëpi të ndërtuara me shije, por pa jetë, bare, restorante të shkatërruara dhe me xhama të thyera, gropa maramëndëse që të bënin të kuptoje çdo të thotë bombardim.
Rruga e drejtë që bashkon Qafën e Morinit me Prizrenin, popullohej nga serbë. Në Qafë të Morinit, në pikën kufitare, pak minuta më pare ushtarët serbë kishin zbritur nga një kodër e butë, me kokë dhe sy të ulur dhe kishin hipur në makina nën breshëri thirrjesh dhe sharjesh. Pak momente më parë i kisha parë sy ulur.
Tani në makina ushtarake apo ulur buzë rrugës qesëndisës, por dhe tmerrësisht të egërsuar me sharje dhe me tre gishta të nderura fort për lart prisnin tërheqjen .
Makina ecte e sforcuar…, shpejt.
Para nesh në një makine të blinduar të CNN, operatori veshur me antiplumb xhironte tërheqjen e detyruar të këtyre ushtarëve, të cilet deri disa orë më parë kishin kryer shpërvjeljen e njerëzve që quhen shqiptarë.
Karroceria e makinĂ«s tundej lehtĂ«, ndĂ«rsa shoferi i mĂ«rmeriste nĂ«pĂ«r dhĂ«mbĂ« fjalĂ« lutje pĂ«r tĂ« mos na lĂ«nĂ« nĂ« mes tĂ« rrugĂ«s, – se ajo po tĂ« shuhej nuk ndizej mĂ«, -aty ku ushtarĂ«t serb skĂ«rmisnin fjalĂ« tĂ« pĂ«shtirosura bashkuar me pĂ«shtymĂ«.
Në fakt, ata asnjëherë nuk e kuptuan që nga ajo karoceri e rraskapitur nga gropat e Shqiperise, xhironte edhe nje kamera shqiptare, qe nuk ishte e vendeve te NATO-s, me shtete me të cilët sërbët ishin detyruar të nënshkruanin një marrëveshje.

-Prizreni mes çoroditjes se sërbeve dhe dislokimit të gjermanëve-

kosove4Kufiri i urrejtjes, çoroditjes, pasivitetit i qesĂ«ndisĂ« dhe i makinave tĂ« ndalura, u fshi, kur nĂ« njĂ« shesh tĂ« hapur tĂ« Prizrenit njerezit e tulatur nga tre muaj terror kishin dalĂ« pĂ«r tĂ« pritur ushtarĂ«t gjermane …
Shumë vite më parë, ata, gjermanet, kishin ikur nga kjo tokë të kapitulluar nga një Luftë, e cila kish nisur nga një pretekst qesharak, por që kishte kerkuar mandej shumë gjak, të vrarë, shkatërrim.
Tani ajo kohe dukej e harruar nën këtë peisazh të nxehte me njerëzit që djersijnë jo nga dielli.
Trupat gjermane hynĂ« kĂ«tu nĂ« zgribe tĂ« konceptimit tĂ« njĂ« preteksti, i cili pĂ«r pak mund tĂ« sillte njĂ« LuftĂ« tĂ« tretĂ« nĂ« botĂ« nĂ« fund tĂ« një shekulli kur armĂ«t dhe raketat arritĂ«n sofistikim dhe shumĂ«llojsheri. Thirrje, lot, gĂ«zim, tragjedi dhe dhimbje, frikĂ«, fitore. NjerĂ«z tĂ« lĂ«nguar nĂ« trup dhe nĂ« shpirt kishin forcĂ« tĂ« jetonin dhe tĂ« fillonin njĂ« jetĂ« tĂ« re, tani, sic thoshin ata, “pa serb”.
Shishe të mbushura me ujë, gure të të gjitha madhësive sharje dhe urrejtje fluturuan atë mesdite me ajer të lagësht në Prizren kundër autokolonës serbe, e cila tërhiqej nëpër rrugën e Lagjes Tabane rrethuar nga tanke të mëdha mbushur me ushtarë gjermane. Ushtarët serbe, të cilëve instikti i goditjes i ulte kokën, kokëroshe trima të cilët nga xhamat e makinave nxirrnin pistoleta për të qëlluar, por pa qëlluar, fytyra të zgërdhira nën euforinë e shqiptarëve të lënduar që nuk dinin se ku i kishin njerëzit e tyre, të vrare apo të gjallë.
NĂ« shesh njerĂ«zit pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« mbas shumĂ« muajsh gĂ«zonin lirinĂ« e dhunuar. Ishin fshehur nĂ« bodrume, nuk kishin guxuar tĂ« dilnin nga shtepia, çikat i kishin mbajtur tĂ« fshehura…
Lagja Tusuz atje lart në kodër është masakruar në njerez dhe në shtepi ndërsa tani serbet në grahmat e tyre të fundit kërkojnë të marrin gjak, te plaçkisin,të vjedhin.
Prizreni ky qytet me vlera në historinë e Lëvizjes Kombëtare u bë kryeqendra e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që u themelua në 10 qershor të vitit 1878 dhe po këtu në Prizren e pati edhe seline qeveria e përkohshme shqiptare ne vitin 1881, e kryesuar nga Ymer Prizreni.
Një tank me ushtarë gjermane kishte bllokuar rrugën që të ngjit lart për në qytet. Matane kishte ende serb, atje ku ndodhet shtëpia e rrënuar e Lidhjes shqiptare te Prizrenit, e para organizate politiko-ushtarake mbareshqiptare kishte ende urrejtje, ndaj njerezit tuteshin të kalonin atë tank, i cili për ta ishte shumë mbeshtetje në keto orë dreke kur një ushtar serb qelloi befasisht pa drejtim me nje bresheri automatiku.
Nga veriu i qytetit ate dite hynë shumë tanke dhe makineri e rëndë. Mbi to me gërma të mëdha ishte shkruar KFOR. Në to ushtarë simpatike gjermane prisnin lule nga prizrenasit teksa i përshendesin lehtë me dorë dhe sy të palëvizur.

*               *                 *

Nuk po dinim si të linim Prizrenin në atë ndarje dite. Nga euforia e njerëzve në diten që ata e quanin më të lumturën dhe me historiken në vuajtjen e tyre , papritur e ndjeme përsëri veten në atë kahun tjeter të kësaj dite: në urrejtje.
Mbas çoroditjes sĂ« parĂ« dhe fillimit tĂ« tĂ«rheqjes, sĂ«rbeve iu morri pĂ«rseri aratinĂ« shpirti i tyre…
ShumĂ« civile kishin parkuar makinat e tyre pa targa buzĂ« rrugĂ«ve nĂ« periferi tĂ« qytetit gati pĂ«r ikje, ndĂ«rkohe qĂ« shumĂ« prej tyre, teksa kĂ«rkonim njĂ« dalje tĂ« sigurtĂ« nga qyteti na pĂ«rshĂ«ndesnin me tyta armĂ«sh dhe pistoletash. NĂ« njĂ« konferencĂ« shtypi njĂ« gjeneral gjerman tha , “kthimi Ă«shtĂ« vetĂ«m i juaji dhe risk i profesionit tuaj”. “SĂ«rbĂ«t kanĂ« zĂ«nĂ« daljet e qytetit dhe kontrollojnĂ« tĂ« gjitha pasaportat…”
Nje gazetar i televizionit Italian “Canale 5”,  mori pĂ«rsipĂ«r te na nxjerre nga ky qark, i cili niste nĂ« njĂ« dalje tĂ« qytetit plot me ushtarĂ« serbĂ« dhe pĂ«rfundonte nĂ« njĂ« dalje tjetĂ«r, ku civile serb tĂ« armatosur kontrollin pasoshat.
GazetarĂ« apo shqiptarĂ«…, ShqiptarĂ« apo gazetarĂ«…, e ç’rĂ«ndĂ«si kishte. NĂ« fund tĂ« fundit pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« kishim shkelur tokĂ«n e KosovĂ«s.
Kur mbërritëm në Qafën e Morinit ishte ngrysur.
NĂ« PostĂ«n e Kufirit, tĂ« cilĂ«n serbĂ«t e kishim lĂ«nĂ« nĂ« mĂ«ngjesin e 13 tĂ« muajit qershor ’99, ushtarĂ« tĂ« UÇK-sĂ« kontrollonin dhe vĂ«zhgonin pasagjerĂ«t e paktĂ« qĂ« i drejtoheshin KukĂ«sit.

/f.n/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Flora Nikolla
Load More In Kosova
Comments are closed.

Check Also

Merr flakë autobusi i linjës Gjermani-Kosovë, asnjë i lënduar

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Ministria e PunĂ«ve tĂ« Jashtme e KosovĂ«s Ă«shtĂ« njoftuar nga Ambasada …