Home Bota LAS VEGAS – Elton John largohet nga skena gjatë një koncerti

LAS VEGAS – Elton John largohet nga skena gjatë një koncerti

2 min read
0
271

UASHINGTON, 4 mars /ATSH-AFP/ – Elton John është detyruar të largohet nga skena gjatë një koncerti në Las Vegas për shkak të sjelljes vulgare të një fansi, i cili ndodhej aty për të prishur spektaklin, theksoi sot këngëtari britanik.

“Një fans ka vendosur duart në pianon time ndërkohë që po luaja dhe ka vazhduar edhe pse i kam kërkuar të ndalonte”, deklaroi ylli britanik 70 vjeç në një komunikatë të publikuar në rrjetin social Twitter.

“Ky person ishte i pasjellshëm, i rrezikshëm dhe nuk kishte aspak respekt për spektaklin tonë dhe i thashë atë që ndjeva para se të largohesha nga skena deri në dëbimin e tij”, theksoi Elton John.

Ai u ngjit sërish në skenë, por pa fansa rreth tij.

Ky incident ndodhi ndërkohë që po interpretonte “Saturday Night’s Alright”.

Këngëtari me më shumë se 250 milionë albume njoftoi këtë javë qëllimin e tij për t’u tërhequr në përfundim të një turneu, që do të zgjasë tre vite dhe me 300 koncerte, që do të fillojë më 8 shtator./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Eva Cani
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – Pesë gjigantë për filmin më të mirë të huaj për çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – Në këtë pesëshe për filmin më të mirë të huaj për…