Home Lajme Nga Vendi Lëngjet që na nevojiten për energji gjatë ndryshimeve sezonale

Lëngjet që na nevojiten për energji gjatë ndryshimeve sezonale

5 min read
1
280

TIRANE,23 Shkurt/ATSH/ – Pas ndryshimeve sezonale Ă«shtĂ« e zakonshme qĂ« tĂ« ndihemi tĂ« plogĂ«sht dhe tĂ« kemi mĂ« pak energji. NjĂ« ndjenjë  lodhje dhe dobĂ«sie na shoqĂ«ron gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s. Ne pĂ«rpiqemi tĂ« ngrihemi pĂ«r tĂ« nisur ditĂ«n por nuk mund tĂ« bĂ«jmĂ« asgjĂ«, pasi kemi njĂ« pĂ«rgjumjeje tĂ« fortĂ«.Shkurtimisht,ne nuk ndihemi shumĂ« energjik dhe dinamik.

Kjo ndodh sepse gjatë ndryshimeve sezonale trupi përjeton një periudhë stresi për shkak të adaptimit ndaj klimës së re dhe sasisë së re të dritës së diellit në të cilën ne ekspozohemi. Ja se cilat janë mjetet më efektive për të ndihmuar trupin tonë të rifitojë energji dhe freski edhe në këto faza të vitit.

LĂ«ng portokalli

Nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar ditën me një lëng portokalli të shtrydhur, sidomos gjatë ndryshimeve sezonale. Sapo të zgjoheni, në stomak bosh, shtrydhini tri portokall dhe konsumoni lëngun menjëherë. Portokalli është shumë i pasur me vitaminë C dhe ka një efekt të fuqishëm antioksidues dhe është i dobishëm për heqjen e lodhjes dhe rritjen e efikasitetit të sistemit nervor.

Banane

Bananet kanë një përmbajtje të lartë të sheqernave, vitaminave, kaliumit, triptofanit dhe magnezit, këto elementë e bëjnë atë një nga aleatët më të vlefshëm kundër lodhjes fizike dhe mendore. Kjo është arsyeja pse në këtë kohë të vitit bananet janë ushqimi ideal për të larguar urinë në mes të mëngjesit ose gjatë pasdites.

Kanella dhe xhenxhefil

Një çaj bimor i bërë me kanellë dhe xhenxhefil, nuk është i pajisur vetëm me një aromë intensive , por është gjithashtu shumë i pasur me vetitë energjike dhe tonike. Xhenxhefili dhe kanella aktivizojnë metabolizmin, duke e rikthyer energjinë në të gjithë trupin.

Çaj bimor nenexhiku

Nenexhiku Ă«shtĂ« njĂ« nga mjetet mĂ« efektive pĂ«r t’u ngritur kur ndiheni tĂ« lodhur .Kjo rrĂ«njĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e pasur me vitamina dhe minerale dhe Ă«shtĂ« e pĂ«rkryer pĂ«r pĂ«rgatitjen e njĂ« çaji tonik bimor qĂ« na rigjeneron nĂ« periudhat kur lodhja kronike na largon energjitĂ« e nevojshme.

Qumësht blete

Kur na mungon pĂ«rqendrimi dhe ndihemi tĂ« lodhur mendĂ«risht, mund tĂ« provojmĂ« kĂ«tĂ« pelte mbretĂ«rore. ËshtĂ« ushqimi i bletĂ«s sĂ« mbretĂ«reshĂ«s nĂ« koshere dhe Ă«shtĂ« njĂ« tonik i fuqishĂ«m, ka veti antioksiduese dhe energjike.Vendosni njĂ« lugĂ« çaji, rreth 100 mg, nĂ«n gjuhĂ« nĂ« mĂ«ngjes tĂ« paktĂ«n 30 minuta para konsumimit tĂ« vaktiti tĂ« mĂ«ngjesit.

/a.alla/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Adela Alla
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…