Home Bashkite ne fokus Lezhë/ Qendër e veçantë për azilantët e rikthyer në vend

Lezhë/ Qendër e veçantë për azilantët e rikthyer në vend

2 min read
0
144

LEZHË, 17 Tetor/ATSH/.- Lezha i ka dedikuar njĂ« qendĂ«r të veçantĂ« azilantĂ«ve tĂ« rikthyer nĂ« vend. Fenomeni qĂ« vlerĂ«sohet real pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, ka sjell nevojĂ«n pĂ«r tĂ« trajtuar tĂ« riatdhesuarit, apo ata qĂ« janĂ« nĂ« risk pĂ«r t’u larguar.

Situata është prezantuar gjatë përurimit të qendrës së realizuar nga bashkia Lezhë me mbështetjen e 3 organizatave jofitimprurëse.

Në përurimin e saj, drejtori i Mirëqenies Sociale në bashkinë Lezhë, Jak Pjetri, thotë se zyra do të merret me trajtimin, mbështetjen dhe dhënien e informacionit të nevojshëm për grupet e marxhinalizuara.

Nënkryetarja e bashkisë Lezhë, Alfrida Marku u tha të pranishmëve në ceremoninë e inaugurimit se edhe fëmijët do të jenë në vëmendje të kësaj qendre që përbën një risi.

Fëmijë dhe gra që aktualisht kanë përfituar nga kjo nismë kanë prezantuar mbështetjen dhe ndihmën e marrë nga themelimi i kësaj qendre në Lezhë, që shumë shpejt do të pasohet edhe me disa të tjera edhe në njësitë administrative./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Maela Marini
Load More In Bashkite ne fokus
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…