Tiranë, 4 Mars/ATSH/- Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është njoftuar nga Ambasada e Kosovës në Kroaci, se një autobus i linjës Gjermani-Kosovë, i cili po transportonte shumicën e udhëtarëve nga Kosova, ka marrë flakë në rrugë e sipër, rreth 30 km në afërsi të kufirit shtetëror Kroaci-Serbi.
Ministria e Punëve të Jashtme nga informacionet marra nga kontaktet me autoritetet policore Kroate, konfirmon se nuk ka asnjë qytetarë të lënduar dhe çdo gjë është në rregull.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se të gjithë shtetasit e Kosovës janë në një vend të sigurt, respektivisht në Qendrën e Kryqit të Kuq në afërsi të kufirit.
Drejt qytetarëve Kosovarë po shkojnë disa autobusë të cilët do të bëjnë transportin e tyre drejt shtetit të Kosovës.
Autoritetet kroate tashmë kanë filluar hetimet në lidhje me shkaqet e zjarrit./KosovaPress//e,caushi/