Home Art, Kulture dhe Argetim MUZIKË – Legjenda italiane Mina rikthehet me një album të ri

MUZIKË – Legjenda italiane Mina rikthehet me një album të ri

1 min read
0
236

ROMË, 2 mars /ATSH-ANSA/  – Legjenda e muzikës italiane, Mina Mazzini pritet të nxjerrë më 23 mars, një album me këngë të reja”, njoftoi sot kompania e regjistrimit “Sony “.

“Albumi, i titulluar “Maeba”, përmban 12 këngë dhe një surprizë për adhuruesit e këngëtares italiane”, sipas ”Sony”.

Mina, 77 vjeçe, është këngëtarja më e mirë që ka nxjerrë ndonjëherë Italia.

Edhe pse prej vitesh Mina është shfaqur shumë rrallë në publik,  ajo ka vazhduar karrierën e saj të të shkruarit të këngëve.

Albumi i saj i ri del pas  suksesit të “Selfie” në 2014 dhe “Le Migliori”, një bashkëpunim i vitit 2016 me këngëtarin Adriano Celentano që arriti të vlerësohej me gjashtë disqe platini.//a.i/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Atila Ismailaj
Load More In Art, Kulture dhe Argetim
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – Pesë gjigantë për filmin më të mirë të huaj për çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – Në këtë pesëshe për filmin më të mirë të huaj për…