Home Aktualitet Një dimër pa viruse, si të shmangni dhe parandaloni sëmundjet

Një dimër pa viruse, si të shmangni dhe parandaloni sëmundjet

4 min read
1
77

TIRANE, 26 Shkurt/ATSH-Z.Tosku/-Javën që shkoi u vu re një rënie prej 4% e infeksioneve respiratore në spitalet kryesore në të gjithë vendin, megjithatë vazhdon ende qarkullimi i viruseve të tipit B dhe dhe virusit të tipit A të A/H1.

Këto viruse mbizotërojnë në qarkullim edhe në vendet e rajonit dhe të kontinentit europian por ka zgjidhje për të gjithë ata që duan të kalojnë një dimër pa viruse. Edhe nëse jeni të vaksinuar kundër gripit, duhet të vazhdoni të zbatoni praktikat e higjienës për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga sëmundjet respiratore.

Megjithëse mesazhet e parandalimit për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj nga infeksionet respiratore të dimrit janë të njohura, këto të fundit nuk zbatohen domosdoshmërisht. Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për ata që nuk janë vaksinuar por edhe edhe për qytetarët që i janë nënshtruar vaksinimit. Kështu,  individët edhe nëse janë të vaksinuar kundër gripit, duhet të vazhdojnë të zbatojnë praktikat e higjienës për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga sëmundjet e tjera.

Vaksinimi sezonal i gripit mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar sëmundjet dhe për të mbrojtur ata rreth jush por ky vaksinim nuk mbron nga të gjitha sëmundjet dhe një gjest i vetëm nuk mjafton.

Vetëm respektimi i të gjithë gjesteve të parandalimit bën të mundur mbrojtjen nga të gjitha viruset e dimrit. Janë 7 gjeste parandaluese për tu mbrojtur kundër viruseve të dimrit:

Gjesti 1: Lani duart

Gjesti 2: Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini

Gjesti 3: Pastroni hundën me një shami ose kartëpicetë njëpërdorimshme

Gjesti 4: Mos e prekni fytyrën, sidomos hundën dhe gojën

Kur jemi të sëmurë:

Gjesti 5: Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen, kontaktoni mjekun nëse është e nevojshme

Gjesti 6: Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)

Gjesti 7: Vini një maskë, veçanërisht kur jeni në kontakt me njerëz të rrezikuar

Këto 7 gjeste parandaluese krijojnë mburojën tonë të mbrojtjes kundër viruseve të dimrit, por duhet të respektohen disa veprime plotësuese si: ruajtja e temperaturës së brendshme të banesës në 19 ° C, veçanërisht në dhomat e gjumit si dhe ajrimi i banesës të paktën 10 minuta në ditë, dimër ose verë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Zina Tosku
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…