Home Rajoni Kosova Objekte nga neoliti deri në shpalljen e Pavarësisë ekspozohen në Muzeun e Kosovës

Objekte nga neoliti deri në shpalljen e Pavarësisë ekspozohen në Muzeun e Kosovës

3 min read
0
157

PRISHTINË, 23  Shkurt /ATSH/.- Objekte tĂ« trashĂ«gimisĂ« kulturore nga periudha e Neolitit e deri te shpallja e PavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s nĂ« vitin 2008 janĂ« prezantuar sot nĂ« hapjen e “EkspozitĂ«s BazĂ«â€ nĂ« Muzeun e KosovĂ«s nĂ« PrishtinĂ«, e para e konceptuar si e tillĂ«.

Në këtë ekspozitë janë prezantuar objekte të rëndësisë së veçantë si: Medaljoni i Probit, Sarkofagu i Dresnikut, kopja e Vrapueses së Prizrenit, Monumenti Votiv i Perëndeshës Dardane nga Smira dhe eksponate të heronjve kombëtarë Isa Boletini e Adem Jashari.

Po ashtu janĂ« prezantuar dhe janĂ« tĂ« hapura pĂ«r t’i parĂ« qytetarĂ«t edhe xhaketa e ish-Shefit tĂ« Misionit Verifikues tĂ« OSBE nĂ« KosovĂ«, William Walker, qĂ« e kishte veshur gjatĂ« luftĂ«s sĂ« pĂ«rfunduar nĂ« qershor 1999 dhe sendet personale tĂ« ish-Sekretares Amerikane  tĂ« Shtetit, Madeleine Albright.

Këto artefakte pasqyrojnë identitetin kulturor dhe historik të Kosovës, u tha në hapjen e ekspozitës, ku mori pjesë edhe ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi.

Ai theksoi se aktiviteti po organizohet nĂ« 10 vjetorin e shpalljes sĂ« PavarĂ«sisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe Vitit MbarĂ«kombĂ«tar tĂ« Gjergj Kastriotit – SkĂ«nderbeut.

Objektet dhe artefaktet e ndryshme që janë prezantuar sot në ekspozitë janë mbledhur, përzgjedhur dhe dokumentuar nga ekspeditat e shumta kërkimore e shkencore që janë ndërmarrë nga institucionet e Ministrisë së Kulturës së Kosovës dhe nga specialistë vendorë e ndërkombëtarë./b.j/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Klotilda Saracini
Load More In Kosova
Comments are closed.

Check Also

Merr flakë autobusi i linjës Gjermani-Kosovë, asnjë i lënduar

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Ministria e PunĂ«ve tĂ« Jashtme e KosovĂ«s Ă«shtĂ« njoftuar nga Ambasada …