Home Aktualitet Opozita mbështet hapjen e negociatave

Opozita mbështet hapjen e negociatave

2 min read
0
174

TIRANE, 26 Shkurt/ATSH/- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shprehu Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn mbështetjen e plotë  të opozitës për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Gjatë takimit në Tiranë me Johannes Hahn, kreu i opozitës e nxiti Komisionerin për të ndikuar për një rekomandim pozitiv nga Komisioni.

“PavarĂ«sisht problemeve tĂ« keqqeverisjes nĂ« vend, shqiptarĂ«t aspirojnĂ« pĂ«r tĂ« qenĂ« pjesĂ« e Bashkimit Europian dhe kanĂ« perqafuar vlerat e Bashkimit Europian”- u shpreh Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se opozita beson se hapja e negociatave do të ofrojë një mekanizëm të fortë dhe të pavarur për monitorimin e nivelit të demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të cilësisë së qeverisjes në Shqipëri.

Basha siguroi Komisionerin Hahn për  vazhdimin e angazhimit pa kompromis të opozitës për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, të zbatimit në mënyrë kushtetuese dhe të paanshme të reformës në drejtësi, si dhe plotësimin e kritereve të tjera për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Në takimin me komisionerin Hahn, Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se opozita është e vetëdijshme se vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë prova dhe rezultate konkrete dhe se Partia Demokratike do të luajë rol te rëndësishëm për arritjen e tyre. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Almarina Gegvataj
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…