Home Rajoni Kosova Pacolli vizitë zyrtare në Japoni, do të kërkojë rritjen e investimeve japoneze

Pacolli vizitë zyrtare në Japoni, do të kërkojë rritjen e investimeve japoneze

3 min read
0
251

PRISHTINË, 1 Mars/ATSH/.- ZĂ«vendĂ«skryeministri dhe ministri i JashtĂ«m, Behxhet Pacolli, po zhvillon njĂ« vizitĂ« dy ditore nĂ« Tokio, Japoni, ku do tĂ« kĂ«rkojĂ« mbĂ«shtetje dhe rritjen e investimeve japoneze nĂ« energji, infrastrukturĂ« dhe fusha tĂ« tjera.

I shoqëruar nga ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, kryediplomati kosovar fillimisht do të takojë ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Seko.

Më pas homologu i tij japonez, Taro Kono, do të shtrojë një darkë për nder të Pacolli.

Gjatë takimeve, që vazhdojnë dhe nesër, ministrat e qeverisë së Kosovës, Pacolli dhe Lluka do të kërkojnë mbështetjen e gjithanshme japoneze në sektorë si energjia, infrastruktura në përgjithësi, etj.

NĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook, Pacolli shkruan “thellĂ«sisht mirĂ«njohĂ«s shtetit japonez pĂ«r mbĂ«shtetjen e gjithanshme ndaj KosovĂ«s si nĂ« konsolidimin e shtetit brenda, ashtu edhe nĂ« forcimin e subjektivitetit ndĂ«rkombĂ«tarĂ« nĂ« marrĂ«dhĂ«niet me jashtĂ«. Do tĂ« kĂ«rkojĂ« mbĂ«shtetje dhe rritjen e investimeve japoneze nĂ« energji, infrastrukturĂ« dhe fusha tjera me interes. Japonia ka qenĂ« dhe mbetet njĂ« zĂ« i fuqishĂ«m i shtetit tĂ« KosovĂ«s nĂ« AzinĂ« Lindore. Kemi se çka tĂ« mĂ«sojmĂ« nga fuqia e tretĂ« ekonomike e botĂ«s”.

Japonia, me afro 130 milionë banorë, fuqia e tretë ekonomike e botës, është nga donatorët kryesorë të Kosovës. Ajo e mbështet Kosovën në shumë nisma globale dhe Organizata Ndërkombëtare.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka shpallur kohët e fundit iniciativën për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Klotilda Saracini
Load More In Kosova
Comments are closed.

Check Also

Merr flakë autobusi i linjës Gjermani-Kosovë, asnjë i lënduar

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Ministria e PunĂ«ve tĂ« Jashtme e KosovĂ«s Ă«shtĂ« njoftuar nga Ambasada …