Home Bota PARIS – Macron: Qeveria e re gjermane një lajm i mirë për Europën

PARIS – Macron: Qeveria e re gjermane një lajm i mirë për Europën

1 min read
0
477

PARIS, 4 mars /ATSH-ANSA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron përshëndeti sot miratimin e socialdemokratëve gjermanë të SPD-së për t’i hapur rrugën një qeverie të re koalicioni me konservatorët e CDU-së së kancelares Angela Merkel.

“Presidenti i Republikës përshëndet votimin e SPD-së. Ky është një lajm i mirë për Europën”, thuhet në komunikatën e rastit të Elizesë.

”Franca dhe Gjermania do të punojnë së bashku gjatë javëve të ardhshme për iniciative të reja si edhe për të çuar përpara projektin europian”, theksohet në komunikatë.

Macron i ka dërguar edhe një mesazh personal Merkelit si edhe liderit të përkohshëm të SPD-së, Olaf Scholz./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arian Jorgaqi
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – Pesë gjigantë për filmin më të mirë të huaj për çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – Në këtë pesëshe për filmin më të mirë të huaj për…