Home Artikuj te Tjere Pele në gjëndje të mirë shëndetësore

Pele në gjëndje të mirë shëndetësore

3 min read
0
154

TIRANE, 20 Janar/ATSH/- Legjenda e futbollit, Braziliani Pele nuk është në gjendje të rëndë për jetën.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij i cili ka hedhur poshtë çdo aludim se 77 vjeçar Pele është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai sqaron se legjenda braziliane e futbollit ka anuluar takimin e tij  ne LondĂ«r ,ku Shoqata e ShkrimtarĂ«ve tĂ« futbollit (FËA) do tĂ« organizonte njĂ« darkĂ« pĂ«r tĂ« nderuar Pele pĂ«r kontributin e tij tĂ« dhĂ«nĂ« nĂ« fushĂ«n e futbollit.

Zëdhënësi i Pele sqaron se anulimi i udhëtimit është bërë për shkak të orëve të gjata të fluturimit,duke hedhur poshtë zërat se Pele është në rrezik për jetën.

“Ai thjesht nuk donte tĂ« bĂ«nte njĂ« udhĂ«tim tĂ« gjatĂ« dhe stresues nĂ« LondĂ«r, brenda, jashtĂ« kush e di sa aeroplanĂ« e aeroporte, “Kjo Ă«shtĂ« e gjitha.”- tha Jose Fornos Rodrigues.

Fituesi i 3 kupave të botës, Pele është dërguar në spital për shkak të sëmundjes së  veshkave dhe prostatës gjatë viteve të fundit.

I konsideruar si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, ai shënoi 1,281 gola në 1,363 paraqitje gjatë karrierës së tij 21-vjeçare, duke përfshirë 77 gola në 91 paraqitje për Brazilin.

Ai ndihmoi vendin e tij të fitojë Kupat e Botës 1958, 1962 dhe 1970 dhe u emërua Lojtari i shekullit të FIFA-

s. /e.caushi/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Edison Caushi
Load More In Artikuj te Tjere
Comments are closed.

Check Also

SPORT – Neymar operohet me sukses, tre muaj jashtĂ« fushe

PARIS, 4 mars /ATSH-AA/ – Sulmuesi i ”Paris Saint Germain” (PSG), Neymar…