Home Aktualitet Peleshi: 5 milionë lekë për hektar, në qoftë se është një grupim fermerësh

Peleshi: 5 milionë lekë për hektar, në qoftë se është një grupim fermerësh

3 min read
0
256

Tiranë, 3 Mars/ATSH/- Gjatë vizitës njëditore në Qarkun e Gjirokastrës, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka vizituar dhe një fermë të mbjellë me arra, dhe i ka njohur nga afër fermerët me masat e mbështetjes financiare të skemës kombëtare për kulturat arrore. Në vijim të promovimit të kësaj skeme, ministri Peleshi ka theksuar dhe njëherë rëndësinë për të aplikuar në këtë skemë, pasi ajo ofron mundësi të shumta për rritje dhe zgjerim të aktivitetit, dhe sidomos për zonën e Gjirokastrës, e cila ka një reliev dhe toka të përshtatshme për kultivimin e arrës, gështenjës, lajthisë etj.

“Ne japim deri nĂ« 3 milionĂ« lekĂ« tĂ« vjetra pĂ«r hektar, plus 2 milionĂ« lekĂ« pĂ«r hektar pĂ«r ujitjen, pra rreth 5 milionĂ« lekĂ« pĂ«r hektar, nĂ« qoftĂ« se Ă«shtĂ« njĂ« grupim fermerĂ«sh, apo njĂ« fermer qĂ« investon nĂ« njĂ« fermĂ« mĂ« tĂ« madhe se 5 hektarĂ«, kjo rritet me 25 %, mbi 10 hektarĂ« rritet me 50%”.

Ministri Peleshi theksoi se skema inkurajon bashkimin e fermerëve, ose të njohura ndryshe si Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor apo grupimeve të fermerëve në një shoqatë, duke u bërë thirrje këtyre të fundit që të aplikojnë sa më shpejt.

“Pra kemi njĂ« formulĂ« nĂ« skemĂ« qĂ« inkurajon bashkimin e fermerĂ«ve, krijimit i tĂ« ashtuquajturave ShoqĂ«ri tĂ« BashkĂ«punimit BujqĂ«sor, apo grupimeve tĂ« fermerĂ«ve nĂ« njĂ« shoqatĂ«, sepse vetĂ«m pĂ«rmes kooperimit, ne mund tĂ« ulim kostos e prodhimit, tĂ« rritim produktivitetin dhe ta bĂ«jmĂ« kokurruese bujqĂ«sinĂ«”.

Regjistrimi i fermerëve në agropika ka filluar në datën 28 shkurt dhe do të qëndrojë e hapur për 1 muaj./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Edison Caushi
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…