Home Ekonomi, Biznes dhe Finance Pr/Buxheti 2014, Reforma në sistemin e burgjeve në fokus të drejtësisë

Pr/Buxheti 2014, Reforma në sistemin e burgjeve në fokus të drejtësisë

3 min read
0
165

-Nga zërat e pr/buxhetit 2014 të publikuar nga ministria e financave-

     TIRANË, 17 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Projektbuxheti 2014 pĂ«r MinistrinĂ« DrejtĂ«sisĂ« parashikon njĂ« total prej 7.661.440 lekĂ« shpenzime buxhetore. NdĂ«r kĂ«to 4.875.470 lekĂ« janĂ« shpenzime korrente dhe 2.785.970 lekĂ« janĂ« shpenzime kapitale tĂ« cilat vijnĂ« nga buxheti, ndĂ«rsa mund tĂ« thuhet se nga zĂ«rat qĂ« mbulon kjo ministri sistemi i burgjeve Ă«shtĂ« sektori qĂ« do pĂ«soj ndryshimet mĂ« tĂ« mĂ«dha.
     Siguria në Burgje ashtu  siç ka konfirmuar në një intervistë për ATSH-në Kreu i këtij i institucioni Artur Zoto pritet të ketë një rritje. Sipas parashikimeve rezulton se buxheti i institucionit penitenciar do të jetë 4.545.240 lekë shpenzime, prej së cilave 3.777.240 lekë nga shpenzimet korrente dhe 768.000 nga shpenzimet kapitale, duke mbuluar pjesën më të madhe të shpenzimeve të kësaj ministrie.
Ndërsa përsa i përket ndarjeve të tjera, 2.337.770 lekë do të përdoren për planifikim, menaxhim dhe administrim, ndër të cilat 333.700 lekë janë shpenzime korrente dhe 2.004.070 lekë janë shpenzime kapitale nga buxheti.
Për publikimet zyrtare parashikohen të shpenzohen 49.850 lekë, prej së cilave rezulton se 49.750 lekë janë shpenzime korrente dhe 100 lekë janë shpenzime kapitale. Po ashtu do të shpenzohen 62. 500 lekë për mjekësinë ligjore, prej të cilave 50. 500 lekë janë shpenzime korrente dhe 12. 000 lekë shpenzime kapitale.
     Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor do të ketë në dispozicion 105.480 lekë, nga ku 104.480 shpenzime korrente dhe 1.000 lekë shpenzime kapitale. Shërbimi për çështjet të birësimeve parashikohet të shpenzoj 132.200 lekë, nga të cilat 13.000 lekë shpenzime korrente dhe 200 lekë shpenzime kapitale.
Shërbimi i kthimit dhe Kompensimit të pronave rezulton të të ketë një buxhet prej 431.100 lekë për vitin 2014, prej ku 430.600 lekë shpenzime korrente dhe 500 lekë shpenzime kapitale dhe së fundmi zëri i shërbimit të provës do të ketë një buxhet prej 116.300 lekë, nga ku 116.200 shpenzime korrente dhe 100 lekë shpenzime kapitale.

sygjestive-ekonomike-fiskale

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arbi Fortuzi
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Energjia dhe turizmi, sektorë me interes për investitorët italianë

TIRANE, 4 Mars/ATSH/- ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« ndĂ«r vendet e rajonit qĂ« pĂ«r arsye tĂ« ndryshme histo…