TIRANĂ, 2 Mars /ATSH/ – Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po punon qĂ« tĂ« kryejĂ« Inventarin KombĂ«tar tĂ« Pyjeve 2018.
Procesi po kryhet nën udhëheqjen e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në bashkëpunim të ngushtë me stafin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për matjet në terren dhe në këtë kuadër po kryhen diskutime me specialistët e mjedisit, komunitetet përkatëse dhe grupet e interesit.
Projekti do të mbështetet edhe nga Fakulteti i Shkencave Pyjore.
Të dhënat që do të dalin nga ky inventar do të bëhen publike, duke nxitur komunikimin mes palëve.
Për këtë po hartohet dhe Strategjia e Komunikimit të informacioneve që do të prodhojë Inventari Kombëtar i Pyjeve.
Procesi po mbështetet nga Agjencia Suedeze e Pyjeve dhe Fakulteti i Shkencave Pyjore të Universitetit Suedez të Shkencave Bujqësore./m.m/