Home Aktualitet Pukë/ Ndërtimi i rrugëve rurale, një premtim i mbajtur i qeverisë

Pukë/ Ndërtimi i rrugëve rurale, një premtim i mbajtur i qeverisë

4 min read
0
231

PUKË, 10 Janar/ATSH/.- Inagurohet segmenti rrugor i fshatit Lumzi nĂ« njĂ«sinĂ« administrative RrapĂ«s, nĂ« PukĂ«, i cili pas vitesh pritje i jep mundĂ«si banorĂ«ve tĂ« kĂ«tij fshati tĂ« thellĂ« tĂ« lidhen me rrugĂ«n nacionale.

Segmenti rrugor me një gjatësi prej afro 4 kilometër nga rruga nacionale deri në fshat, tashmë është shtruar, ndërsa pjesë e këtij investimi janë dy ura në parametra bashkëkohorë. Po ashtu, krahas hapjes së trasesë janë ndërtuar veprat e artit dhe është vendosur sinjalistika e nevojshme rrugore.

Në përurimin e këtij segmenti, ku i pranishëm ishte dhe kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj banorët e zonës falënderuan qeverinë për mbajtjen e premtimit, teksa thanë se në këtë rrugë tashmë mund të lëvizë çdo mjet pa asnjë vështirësi. Mungesa e rrugës, sipas banorëve bëri që shumë familje të largoheshin nga Lumziu, por tashmë shpresa për rikthim është e madhe.

Kreu i bashkisĂ« sĂ« PukĂ«s, Gjon Gjonaj u shpreh se tani qĂ« rruga u bĂ« realitet, duhet tĂ« punojmĂ« fort dhe pĂ«r elementĂ«t e tjerĂ« tĂ« infrastrukturĂ«s. “Kam marrĂ« garancinĂ« e plotĂ« tĂ« kryeministrit Rama qĂ« do tĂ« vazhdojmĂ« investimet nĂ« çdo fshat, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« jo vetĂ«m tĂ« ndalojmĂ« migrimin e banorĂ«ve drejt zonave urbane, por tĂ« krijojmĂ« mundĂ«si e favore dhe pĂ«r ata tĂ« cilĂ«t duan tĂ« rikthehen”, tha ai.

Gjonaj siguroi se edhe ujësjellësi i fshatit do të ndërtohet brenda vitit 2018.

Investimi për segmentin Rrugor të Lumziut kap shifrën 34,595.481 lekë, një investim i qeverisë shqiptare, i cili i bashkangjitet rrugëve të hapura, urave të ndërtuara dhe rikonstruksioneve të kanaleve vaditëse, dhe objekteve të tjera të shërbimit në fshatrat e njësisë administrative Rrapës.

Inagurimi i rrugës në fshatin Lumzi vjen vetëm pak ditë pas përurimit të shëtitores në qendër të njësisë administrative Gjegjan./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Maela Marini
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…