Home Lajme Nga Vendi Rita Ora pjesĂ« e filmit “Detective Pikachu”

Rita Ora pjesĂ« e filmit “Detective Pikachu”

2 min read
0
182

TIRANE, 14 Shkurt /ATSH/ – NdĂ«rsa vijojnĂ« xhirimet e filmit “Detective Pikachu” ka edhe prurje tĂ« reja nĂ« kastin e aktorĂ«ve.

“The Hollywood Reporter” shkruan se kĂ«ngĂ«tarja me origjinĂ« kosovare, Rita Ora, qĂ« tashmĂ« Ă«shtĂ« afruar edhe ndaj kinemasĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pjesĂ« e projektit.

Për momentin nuk dihet se cilin rol do të luajë.

“Detective Pikachu” fokusohet te personazhi Justice Smith, babai i tĂ« cilit rrĂ«mbehet, duke u detyruar nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« mbĂ«shtetet te detektivi Pikachu dhe te njĂ« gazetare, e interpretuar nga Kathryn Newton.

Pikachu është një Pokemon, një ndër më të famshmit dhe më të pëlqyerit nga publiku i ri. Në këtë version të filmit, detektivi Pikachu është një hetues i zoti për të gjetur gjëra që humbasin dhe do të interpretohet nga Ryan Reynolds.

Regjia i është besuar Rob Letterman, ndërsa produksioni Mary Parent e Cale Boyter. Aktorët më të fundit që iu bashkuan grupit ishin Bill Nighy, Chris Geere, Ken Watanabe e Suki Waterhouse.

Të shfaqur për herë të parë në vitin 1996, Pokemon-ët u bënë në pak kohë fenomen masiv, të cilët numërojnë mbi 279 milionë videolojëra të shitura dhe një serial i animuar me rreth 19 sezone.

“Detective Pikachu” pritet tĂ« dalĂ« mĂ« 10 maj 2019 dhe do tĂ« shpĂ«rndahet nga “Universal Pictures”.

https://www.hollywoodreporter.com/heat-vision/rita-ora-joins-ryan-reynolds-pokemon-movie-detective-pikachu-1084233

/a.alla/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Adela Alla
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…