Home Bota SERBI – Shpallet gjendja e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve

SERBI – Shpallet gjendja e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve

1 min read
0
353

BEOGRAD, 4 mars /ATSH-ANSA/ – Autoritetet serbe shpallën sot gjendjen e jashtëzakonshme nga rreziku i përmbytjeve në disa zona në jug të vendit për shkak të shkrirjes së dëborës nga rritja e temperaturave, që ka sjellë sasi të mëdha uji duke fryrë lumenjtë dhe duke provokuar daljen e tyre nga shtrati.

”Rreziku i përmbytjeve është shumë i madh në zonat e Prokupljes, Zitoradjas dhe Doljevacit, në Serbinë Jugore, jo larg kufirit me Maqedoninë dhe Kosovën”, thuhet në komunikatën e rastit të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme.

Autoritetet u nxitën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për shkak të parashikimeve të motit që, sipas sinoptikanëve, do të sjellë ende shkrirjen e sasive të mëdha të dëborës si edhe vazhdimin e fryrjes së lumenjve./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arian Jorgaqi
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – Pesë gjigantë për filmin më të mirë të huaj për çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – Në këtë pesëshe për filmin më të mirë të huaj për…