UASHINGTON, 2 mars /ATSH-ANSA/ – Zbulohet sekreti i enzimĂ«s sĂ« jetĂ«gjatĂ«sisĂ«, telomerasa, qĂ« vepron duke prodhuar pjesĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritura tĂ« segmenteve tĂ« ADN-sĂ« nĂ« ekstremet e kromozomeve, njĂ« mekanizĂ«m qĂ« pĂ«rshkruhet nĂ« revistĂ«n shkencore âEmbo Journalâ dhe qĂ« mund tĂ« jetĂ« nĂ« themel tĂ« njĂ« gjenerate tĂ« re ilaçesh kundĂ«r plakies.
Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Arizonës, të drejtuar nga Julian Chen kanë individualizuar një sinjal ndalese tek kjo enzimë, që është si një frenë dore që ngrihet dhe që pengon telomerasan të vazhdojë të shtojë këto pjesë ADN-je në pafundësi.
Ădo qelizĂ« mund tĂ« ndahet vetĂ«m nĂ« njĂ« numĂ«r tĂ« limituar, ndonĂ«se tĂ« konsiderueshĂ«m, herĂ«sh. JetĂ«gjatĂ«sia e tyre lidhet me gjatĂ«sinĂ« e ekstremeve tĂ« kromozomeve, qĂ« quhen telomere. KĂ«to zona mbrohen nga kapakĂ« specialĂ« qĂ« krijohen nga sekuenca tĂ« shkurtra ADN-je qĂ« ndĂ«rthuren pas çdo ndarjeje qelizore. NjĂ« proces qĂ« funksionon njĂ«soj si njĂ« orĂ« e brendshme, njĂ« lloj numĂ«rimi mbrapsht pĂ«r qelizat deri nĂ« pikĂ«n qĂ« ekstremet e kromozomeve mbeten tĂ« zhveshura, duke aktivizuar njĂ« seri destabilizimesh tĂ« ADN-sĂ« qĂ« sjellin vdekjen qelizore.
Pikërisht në këtë nivel hyn në lojë enzima e jetëgjatësisë. Ku numërimi mbrapsht, në fakt, mund të ngadalësohet falë telomerasas, që shton disa prej sekuencave të ADN-së që janë humbur nga telomeret. Në këtë mënyrë, mund të shtohet jeta mesatare e qelizave dhe në teori ajo e krejt organizmit.
Sipas Chen, âtĂ« gjendet njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« hequr frenĂ«n e dorĂ«s nga telomerasa mund tĂ« ndryshojĂ« procesin e plakjes qelizoreâ.
âPor duhet bĂ«rĂ« shumĂ« kujdes, sepse nĂ« qelizat tumoriale kjo enzimĂ« mund tĂ« bĂ«het njĂ« aleat i rrezikshĂ«m, duke i bĂ«rĂ« potencialisht tĂ« pavdekshmeâ, paralajmĂ«rojnĂ« studiuesit./
/G.S/