Home Ceshtjet Sociale Shëndetësia në gatishmëri, shpëtohet foshnja 11 muajshe

Shëndetësia në gatishmëri, shpëtohet foshnja 11 muajshe

2 min read
0
64

TIRANE, 1 Mars/ATSH/- Reshjet e dendura të dëborës, kryesisht në zonat malore kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve, por Njësia e Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të mundur ofrimin e ndihmës mjekësore për disa qytetarë që kanë paraqitur probleme shëndetësore.

Rasti më i fundit është ai i një foshnjeje 11 muajshe, i cili u bë publik nga kreu i qeverisë Edi Rama, në rrjetin social Facebook.

Foshnja 11 muajshe u shpëtua sot nga ekipi i mjekëve të urgjencës kombëtare mjekësore dhe Njësisë së Helikopterëve në fshatin Basdren të Dajtit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

NĂ« pamundĂ«si pĂ«r tĂ« mbĂ«rritur ambulanca pĂ«r shkak tĂ« bllokimit nga dĂ«bora, foshnja u transportua nga NjĂ«sia e HelikopterĂ«ve tĂ« MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« pranĂ« qendrĂ«s spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza” nĂ« TiranĂ«.

Aktualisht foshnja është nën kujdesin e mjekëve. /a.gjonaj//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arlinda Gjonaj
Load More In Ceshtjet Sociale
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…