Home Lajme Nga Vendi Shpellat e Karaburunit dhe trendi i tyre turistik veror

Shpellat e Karaburunit dhe trendi i tyre turistik veror

5 min read
0
225

TIRANË, 27 Qershor / ATSH / – NĂ« gadishullin e Karaburunit ka shumĂ« shpella qĂ« shfrytĂ«zohen edhe si atraksion turistik pĂ«r tĂ« pasionuarit e sporteve tĂ« ujit apo aventurierĂ«t e zhytjeve ujore.

Janë gjithësej 20 të tilla përgjatë gjithë vijës bregdetare, nga ku mund të veçohet ajo e Haxhi Aliut, e Dukë Gjonit, shpella pranë gjirit të Ariut, Shpella e Pëllumbave, shpella e Inglizit, Shpella e Thellë, e disa të tjera më të vogla.

Por, shpella më e madhe dhe më e famshmja është ajo e Haxhi Aliut, një nga më të mëdhatë në Shqipëri. Shpella ka formën e një kulmi me lartësi 60 m dhe thellësi 40 m. Brenda saj ndodhet një liqen i vogël, ndërsa në mure vihen re shenja bloze dhe gjurmë zjarresh.

Sipas legjendës, shpella dikur është përdorur nga Pirati i njohur i shekullit të XVII-të, Haxhi Aliu. Këtu ai strehohej së bashku me anijen dhe njerëzit e tij. Pozicioni i favorshëm i Karaburunit i ofronte këtij pirati mundësinë e plaçkitjes së anijeve napolitane, turke, veneciane, dalmate, etj.

Pasi u vra nga venecianët, Haxhi Aliu u varros së bashku me të birin në Sazan. Por, varret e tyre nuk janë gjendur asnjëherë.

Një tjetër shpellë e Karaburunit është edhe ajo e quajtur e Inglizit.

E mori këtë emër gjatë viteve të Luftës së II-të Botërore kur SOE, Drejtoria e Operacioneve të Posaçme me qendër në Kajro, krijoi një bazë detare për misionet e saj që vepronin në Shqipëri për të mbështetur rezistencën antifashiste.

E quajtur Seaview (Riviera,) ajo shërbeu për misione të ndryshme në këtë rajon që nuk kontrollohej nga gjermanët.

Ata qĂ« duan tĂ« shtyhen mĂ« shumĂ« nĂ« aventurĂ« mund tĂ« guxojnĂ« tĂ« zhyten dhe poshtĂ« detit i pret  njĂ« botĂ« tjetĂ«r ku “banorĂ«” janĂ« koralet, peshqit, njĂ« botĂ« nĂ«nujore nga mĂ« tĂ« pasurat e gjithĂ« bregdetit tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Gjiri dhe Shpella e GramĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« nga gjĂ«rat mĂ« interesante qĂ« mund tĂ« vizitoni gjatĂ« aventurĂ«s tuaj  turistike. Ndodhen nĂ« bregdetin e malit tek vend i quajtur  “RrĂ«za e Kanalit”.

Gjiri futet disa qindra metra në tokë, me brigje shkëmbore, mefaleza, ndoshta dhe me shpella nënujore.

Veç shpellave gadishulli ka dhe plazhe të shumtë të vegjël dhe të përshtatshëm për privatësi. Këto plazhe frekuentohen më shpesh nga të rinjtë dhe familjarët që kanë mundësinë të udhëtojnë drejt tyre nëpërmjet detit. /a.ke/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Nikolla Lena
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…