Home Ceshtjet Sociale Skema e financimit të universiteteve, kategoritë dhe fondet që do akordohen

Skema e financimit të universiteteve, kategoritë dhe fondet që do akordohen

8 min read
0
173

TIRANË, 15 Shkurt/ATSH-Z.Tosku/-Universitetet publike do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga skema e financimit tĂ« qeverisĂ« nĂ« disa kategori tĂ« caktuara, qĂ« nga zhvillimi i politikave tĂ« universiteteve, pĂ«rmirĂ«simit tĂ« procesit tĂ« mĂ«simdhĂ«nies e deri tek bursat e studentĂ«ve dhe kĂ«rkimet shkencore.

Qeveria Shqiptare vendosi financimin e universiteteve publike të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor përmes granteve, të cilat do të shtrihen në disa sektorë.

Kështu, granti  i politikave të zhvillimit do të jetë deri në 10% të totalit të grantit vjetor, ndërsa granti i mësimdhënies, do të jetë jo më pak se 85% të totalit të grantit vjetor. Lidhur me punimet kërkimore-shkencore, këto të fundit do të financohen nga  5% deri në 10% të totalit vjetor.

Sakaq, fondet të cilat janë në dispozicion të universiteteve publike edhe pse brenda një viti mund të mos përdoren, ato mund të trashëgohen dhe të përdoren në vitin pasardhës. Universitetet publike, të cilat planifikojnë fonde për punën kërkimore-shkencore nga të ardhurat e tyre, në raport me parashikimin e bashkëfinancimit, kanë prioritet në përfitimin e fondeve grant nga buxheti i shtetit.

Mbështetja financiare ndaj këtyre universiteteve do të shkojë edhe në drejtim të infrastrukturës akademike dhe projekteve konkurruese. Fondi do të shpërndahet mbi bazën e renditjes së institucioneve publike të arsimit të lartë, të kryer nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).

E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për projektet konkurruese, për të cilat do të jepet fondi. Ndërsa ministria e Arsimit përgatit udhëzimin, formën e aplikimit për grantin. Universitetet publike aplikojnë për të përfituar nga ky grant dhe për financimin e studimeve të doktoratës. Nga ky fond përjashtohet financimi i ngarkesës së pedagogëve për udhëheqjen e doktoratës. Sakaq, shpërndarja e fondeve të kësaj kategorie, të miratuara në formën e një granti të punës kërkimore-shkencore, realizohet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI),

Financim tjetĂ«r do tĂ« shkojĂ« edhe nĂ« drejtim tĂ« mĂ«simdhĂ«nies, ku fondi pĂ«r institucionet publike tĂ« arsimit tĂ« lartĂ«, do tĂ« jetĂ« nĂ« masĂ«n jo mĂ« pak se 90%, pĂ«r mbĂ«shtetje studentore financimi do tĂ« shkojĂ« deri nĂ« 10% nĂ« vit. Pra, fondi institucional do t’u shpĂ«rndahet universiteteve sipas njĂ« formule, ku do tĂ« shihet numri i studentĂ«ve qĂ« ndjekin studimet nĂ« ciklin e parĂ«.

Sipas vendimit të qeverisë ky financim do të kryhet me bazë studentin.Gjithashtu,  do të ketë financim shtesë në masën 5% për studentët që ndjekin programe prioritare, të përcaktuara në dokumentin e prioriteteve që ministri përgjegjës për arsimin miraton dhe shpall çdo vit sipas drejtimeve kryesore dhe në masën 10% për studentët që ndjekin programe studimi me karakter profesional.

Fondi i mbështetjes studentore deri në 10% të fondit vjetor do të përfshijë tri kategori financimi: bursat e studimit për studentët e shkëlqyer, bursat për studentët në programet e studimit që përbëjnë prioritet kombëtar, bursat e studimit për studentët që u përkasin shtresave sociale në nevojë.

Bursat e studimit për studentët e shkëlqyer u jepen studentëve me notë mesatare maksimale në hyrje, në rang vendi, pavarësisht nga programi i studimit dhe institucioni në të cilin ata kanë zgjedhur të ndjekin studimet. Studenti vazhdon të përfitojë nga ky grant nëse rezultatet e tij, gjatë të gjitha viteve të studimit, vazhdojnë të jenë të shkëlqyera.

Bursat e studimit për studentët që kanë zgjedhur të ndjekin programet e studimit në universitet publike që përbëjnë prioritet kombëtar, iu shpërndahen studentëve që studiojnë në fushat e përcaktuara si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave.

Bursat e studimit pĂ«r studentĂ«t qĂ« u pĂ«rkasin shtresave sociale nĂ« nevojĂ« iu shpĂ«rndahen studentĂ«ve qĂ« janĂ« shpallur fitues nĂ« institucionet publike tĂ« arsimit tĂ« lartĂ« dhe plotĂ«sojnĂ« kriteret pĂ«r t’u konsideruar si studentĂ« nĂ« nevojĂ«.  Zbatimi i skemĂ«s sĂ« financimit, sipas kĂ«tij vendimi, pĂ«r universitetet publike kryhet sipas udhĂ«zimit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« ministrit pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r financat dhe ministrit pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r arsimin.

Financimi i institucioneve publike të arsimit të lartë, u miratua ditën e djeshme në mbledhjen e këshillit të ministrave./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Zina Tosku
Load More In Ceshtjet Sociale
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…