Home Bota SOFT NEWS – Vdes burri mĂ« i moshuar nĂ« botĂ«… 113 vjeç!

SOFT NEWS – Vdes burri mĂ« i moshuar nĂ« botĂ«… 113 vjeç!

3 min read
0
139

JERUSALEM, 11 gusht /ATSH-AFP/ – I mbijetuari i Holokaustit, Yisrael Kristal, i cilĂ«suar nga Rekordet Guinness si burri mĂ« i vjetĂ«r nĂ« botĂ« vdiq sot nĂ« moshĂ«n 113 vjeçare, njoftoi media izraelite.

Ky hebre ka lindur me 15 shtator 1903 në Zarnov, në Poloninë e sotme në atë kohë nën pushtimin rus, tre muaj para se vëllezërit Wright të kryenin fluturimin e parë në botë me një avion me motor.

“Yisrael Kristal (…) vdiq tĂ« premten, njĂ« muaj nga 114 vjetori”, njoftoi e pĂ«rditshmja izraelite “Haaretz”.

NdĂ«rsa sipas faqes sĂ« informacionit izraelite “Ynet”, Kristal kishte dy fĂ«mijĂ«, nĂ«ntĂ« nipa dhe mbesa dhe 32 stĂ«rnipa dhe stĂ«rmbesa.

Rekordet Guinness e kanë përcaktuar si burrin më të moshuar në botë në mars 2016.

Kristal i kishte mbijetuar Luftës së Parë Botërore dhe kishte jetuar në Lodz, në Poloni, deri në pushtimin nazist më 1939.

Ai ishte shpërngulur më pas me familjen e tij në geton e qytetit.

Katër vite më pas, ai u dërgua në kampin e përqëndrimit të Aushvicit.

Gjatë Holokaustit ai humbi gruan dhe dy fëmijët, por arriti të mbijetonte.

Sipas Rekordeve Guinness ai peshonte vetëm 37 kilogramë kur Aleatët çliruan kampin.

I vetmi i mbijetuar nga familja e tij, në 1950 Kristal emigroi në Haifa, në veri të Izraelit, me gruan e gruan e dytë dhe fëmijët.

Ai aty ngriti një pastiçeri të suksesshme deri sa doli në pension./

/G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gent Sinani
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…