Home Bota SPORT – Manchester United mposht Chelsea 2-1

SPORT – Manchester United mposht Chelsea 2-1

2 min read
0
186

Tiranë, 25 Shkurt/ATSH-ANSA/- Jose Mourinho ka arritur të triumfojë përballë ish skuadrës së tij Chelsea, duke e mposhtur me rezultatin 2 me 1 në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford.

Java e 28 e Premier League, ka ofrua spektakël për të pranishmit por edhe për fansat e të dyja ekipeve në mbarë botën.

Ishte ekipi mik i Chelsea, i cili me anë të mesfushorit brazilian Willian, mposhti portierin De Gea, duke kaluar në avantazh në minutën e 32-të, avantazh i cili nuk zgjati për shumë kohë pasi Lukaku ktheu barazpeshën në minutën e 39, vetëm 7 minuta pas pësimit të golit.

Loja mes Man Utd dhe Chelsea, pati një intensitet të lartë dhe të fortë, pasi të dyja ekipet patën raste duke goditur disa herë kuadratin e portës.

Ekipi i djajve të kuq duhet të priste minutën e 75 për të kaluar në avantazh sërish me anë të sulmuesit belg Romero Lukaku, i cili shfrytëzoi më së miri një asist të Lingard, duke i dhënë avantazhin ekipit të Mourinho.

Pas suksesit në Old Trafford, Manchester United pozicionohet në vendin e dytë me 59 pikë, i ndjekur nga ekipi i Liverpul me 57 pikë.

Ndërsa ekipi i Chelsea i udhëhequr nga Italiani Antonio Conte, ndodhet në vendin e 5-të e cila e vendos ekipin momentalisht jashtë zonës Champions./e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Edison Caushi
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…