Milano, 2 Mars/ATSH-ANSA/- Agjenti i portierit të Milanit, Mino Rajola, është i mendimit se Gianluigi Donaruma, duhet të largohet sa më parë nga ekipi i Milanit.
Gjatë një interviste për televizionin Italian RAI, Raiola shprehet se e respekton zgjedhjen e lojtarit për të qëndruar te ekipi i Milanit, por nëse ky i fundit do të vendoste të largohej, do të kthehesha direkt në punë, pasi kërkesat e klubeve për lojtarin janë tepër të larta.
Agjenti i lojtarit, nuk ka asnjë dyshim se cilën rrugë duhet të zgjedhë Donaruma por për një gjë është i sigurt, se nëse do të ishte për Mino Raiolën, ai tashmë do të ishte larg ekipit të Milanit.
Raiola ka folur edhe për një tjetër lojtar i cili është në administrimin e tij, Mario Balotelli, për të cilin u shpreh se dëshiron të kthehet në kampionatin Italian.
“Mario është gati të kthehet.
Ai është pjekur dhe është një nga 10 sulmuesit më të mirë të botës, ndërsa në Itali është numri 1.
Ai vlen 100 mln euro, por është me parametra zero, prandaj kjo quhet ujdi.
Agjenti i Balotellit ka nisur kontaktet për ta sjellë lojtarin në Itali, duke kontaktuar me ekipet e Juventus, Roma, Napoli dhe Inter, ndërsa me ekipin e Milan nuk e ka bërë një gjë të tillë sepse aty është Mirabelli dhe nuk mund të flasë me njerëz të atij niveli.
Mundësia është e lartë që Mario Balotelli të transferohet edhe në Premier League Angleze./e.caushi/