Home Bota SPORT- Real Madrid humb durimin, Bale drejt largimit

SPORT- Real Madrid humb durimin, Bale drejt largimit

3 min read
0
64

Madrid, 22 Shkurt/ATSH-ANSA/- E ardhmja e futbollistit uellsian Gareth Bale, duket se do të jetë larg Santiago Bernabeut.

Shtypi spanjoll është thuajse i sigurt se në fund të sezonit lojtari do të transferohet në një ekip tjetër pasi drejtuesit e skuadrës së Real Madrid kanë humbur durimin me lojtarin dhe pritet që ta nxjerrin në merkato.

Bale ka humbur vendin e titullarit nĂ« ekip dhe kĂ«tĂ« e tregon mos aktivizimi qĂ« nga minuta e parĂ« nga trajneri Zidane nĂ« ndeshjen e Primera Liga, kundĂ«r ekipit tĂ« Leganesit, ç’ka do tĂ« thotĂ« qĂ« lojtari nuk bĂ«nĂ« mĂ« pjesĂ« nĂ« planet e francezit.

Një nga problemet e mëdha që e penguan Bale të triumfojë në aspektin individual në Madrid është mënyra e lojës së tij. Sipas shtypit spanjoll, 27-vjeçari gjatë gjithë kësaj kohe ka luajtur i izoluar dhe ka hasur në vështirësi për të komunikuar me shokët e skuadrës.

Problemi tjetër dhe më i madhi për Bale në këtë pikë është fiziku i brishtë i tij. 25 dëmtime gjatë kësaj periudhe të qëndrimit të tij te Reali janë shumë për Bale, pasi e kanë detyruar atë që të humbasë 78 ndeshje.

Edhe nĂ«se Bale vendos tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« Madrid ai duhet tĂ« luftojĂ« pĂ«r vendin e titullarit me Lucas Vasquez dhe Asensio, tĂ« cilĂ«t gĂ«zojnĂ« “top” formĂ«, diçka e cila nuk mund tĂ« thuhet pĂ«r Bale, i cili ka qenĂ« titullar vetĂ«m 1 herĂ« nĂ« 4 ndeshjet e fundit./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Edison Caushi
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…