Home Aktualitet Të ardhurat në buxhet u rritën 5.7% në 2017-ën

Të ardhurat në buxhet u rritën 5.7% në 2017-ën

2 min read
0
164

TIRANË, 2 Mars/ATSH/ – NĂ« vitin 2017 u arkĂ«tuan nĂ« buxhetin e shtetit nĂ« total 430.4 miliardĂ« lekĂ«. Krahasuar me vitin 2016, rritja rezulton me 5.7%, duke arkĂ«tuar 23.4 miliard lekĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« ardhura.

Brenda totalit të të ardhurave, të ardhurat tatimore janë realizuar mbi 98%, duke arkëtuar në buxhet rreth 399 miliardë lekë, nga 369.9 miliardë lekë të arkëtuara në vitin 2016, pra me rritje 7.8%, ose rreth 29 miliardë lekë, çka përbën një zhvillim mjaft pozitiv për konsolidimin e financave publike.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për vitin 2017, arritën në rreth 461.4 miliardë lekë. Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2016, ky zë ka rezultuar 6.4% më i lartë ose rreth 27.7 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale për vitin 2017 paraqesin një realizim në masën rreth 68.5 miliardë lek. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, ky zë është 15.1% më i lartë, ose rreth 9 miliardë lekë më shumë.

Niveli i defiçitit në vitin 2017 rezultoi në rreth 31 miliardë lekë, ose rreth 4.3 miliardë lekë më i lartë se e njejta periudhë e një viti më parë./a.gjonaj/ /R.E./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arlinda Gjonaj
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…