Home Art, Kulture dhe Argetim Traumat shoqĂ«rore dhe trazirat e pasluftĂ«s nĂ« dramĂ«n shqipe ”Gishti”

Traumat shoqĂ«rore dhe trazirat e pasluftĂ«s nĂ« dramĂ«n shqipe ”Gishti”

5 min read
0
58

TIRANE, 26 Shkurt /ATSH/ – PamundĂ«sia e tĂ« “vazhduarit mĂ« tej” dhe pozita femĂ«rore nĂ« çdo luftĂ« nĂ« kĂ«tĂ« botĂ« ishte mesazhi qĂ« mori publiku artdashĂ«s nĂ« premierĂ«n e dramĂ«s ”Gishti”.

Drama e regjisores serbe Bojana Lazic solli premierĂ«n kĂ«tĂ« fundjavĂ« nĂ« Teatrit KombĂ«tar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nĂ«n interpretimin e aktoreve Rozi Kostani dhe Ina Morinaj.

Kjo dramë shqipe e autores Doruntina Basha solli në skenën e teatrit një nga traumat shoqërore më të dhimbshme dhe më të thella të trazirave të pasluftës ,çështjen e personave të zhdukur të cilën e sheh nga një perspektivë e fuqishme femërore e që hedh dritë mbi plagët sociale dhe individuale, dëshpërimet dhe plasaritjet.

”Gishti” tregon historinĂ« e dy grave, vjehrrĂ«n dhe nusen, tĂ« cilat edhe dhjetĂ« vite pas zhdukjes sĂ« burrave tĂ« tyre nĂ« luftĂ«n e KosovĂ«s, jetojnĂ« sĂ« bashku, tĂ« paaftĂ« pĂ«r t’u vajtuar siç duhet tĂ« vdekurit e tyre, dhe tĂ« vazhdojnĂ« me jetĂ«n.

Zoe dhe Shkurta jetojnë një jetë që është e mbushur me emocione të forta: dashuri, urrejtje, lot, të qeshura dhe mbi të cilën është mbizotëruar përjetësisht fryma e atyre që nuk janë me. Një dramë që fillon nga një gisht i prerë, duke përgatitur bukën për pritjen e dy burrave të shtëpisë, të cilët para dymbëdhjetë viteve dolën nga shtëpia për të mos u kthyer kurrë më.

Një nënë e cila nuk pajtohet asnjëherë me fatin e keq të tyre, gjersa nusja apo siç e thërriste ajo Shkurta, më në fund arrin ta kuptojë se ata nuk do të kthehen, e që ato duhet të pajtohen me fatin që është shkruar për të dyja , por jo zemra e një nëne nuk mund ti bëjë ballë asaj.

Kompleksiteti poetik i gjuhës na sjell aspektin më të vlefshëm universal të shfaqjes, nuanca të pafundme të marrëdhënieve të dy grave të cilat në të njëjtën kohë e urrejnë dhe e duan, dhe të cilat nuk mund të jenë më njëra pa tjetrën.

“Gishti” kĂ«shtu bĂ«het tregimi pĂ«r njĂ« vetmi tĂ« madhe, por edhe pĂ«r shpresĂ«n, pĂ«r ditĂ«t qĂ« rrjedhin ngadalĂ«, fuqinĂ« e fantazisĂ« dhe bindjes, dhe ndrydhjes sĂ« pashmangshme tĂ« jetĂ«s sĂ« pĂ«rditshme nĂ« çdo shoqĂ«ri post-traumatike.

Regjisorja nga Beogradi,Bojana është autore e më shumë se 20 shfaqjeve teatrore dhe fitues të disa çmimeve teatri. /a.alla/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Adela Alla
Load More In Art, Kulture dhe Argetim
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…